Gjergj Fishta, përveç krijimtarisë letrare shquhej edhe për mbështetjen që jepte për t’i harmonizuar raportet mes feve të shqiptarëve.
“Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan muslimanë, at’herë… na, kristianët, do t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek’, me mbrojt’ vllaznit tanë muslimanë shqiptarë.” Është ky një citat i At Gjergj Fishtës, i cili tregon shumë për harmoninë fetare në mes shqiptarëve.
Madje, poeti i madh shqiptar, Fishta në çdo festë të besimit mysliman lidhte një varg llambash me ngjyra që nga Kisha e fretërve e deri tek xhamia në piacë.
Kjo tregon se përjetësisht mes krerëve të besimeve fetare në Shqipëri përherë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu