Premier League, Rooney, golashënuesi i dytë më i mirë. Shënon golin e 200-të
Wayne Rooney, i cili luan me Everton, klub në të cilin është rritur dhe është rikthyer të luajë pas 13 vjetësh, ka shënuar golin e 200 në Premier League, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit anglez. Përpara tij është Alan Shearer, në kuotën e 260 golave.
Golin e 200-të, Rooney ua shënoi rivalëve të Manchester City, të hënën.
Goli i dytë në dy ndeshje me fanellën e Everton e bën Rooney pjesë të klubit të lojtarëve që kanë shënuar 200 gola në Premier League.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu