Lidhu me ne

Letersi

Fjalët e fundit të Victor Hugo

victor hugo ile ilgili görsel sonucu
155 vjetori i publikimit të kapitullit të fundit të romanit “Të mjerët”, u përkujtua në mbarën botën. Ndërsa punonte mbi këtë kryevepër, Hugo përdori një strategji të veçantë, për ta detyruar veten të shkruante.
Autori hiqte rrobat dhe mbyllej në një dhomë tërësisht bosh, me vetëm një stilolaps dhe letër në duar. Thuhet se ai i urdhëronte shërbëtorët e tij të mos ia jepnin rrobat, deri kur të kishte përparuar mjaftueshëm me shkrimin e romanit.
Hugo qe edhe një aktivist i guximshëm i të drejtave të njeriut. Pasi u zgjodh në Asamblenë Kombëtare të Francës në vitin 1848, ai u shkëput nga konservatorët dhe bëri thirrje për të drejtën e votimit për të gjithë qytetarët, arsimim falas për të gjithë fëmijët, si dhe dhënien fund të varfërisë. Fushata e tij për të shfuqizuar dënimin me vdekje, ishte gjithashtu e njohur ndërkombëtarisht.
Një kritik i ashpër i nipit të Napoleonit, Hugo u largua nga Franca pas grushtit të shtetit të vitit 1851, që solli Lui Bonapartin në pushtet. Pasi qëndroi pak kohë në Belgjikë, ai u vendos në ishullin e vogël britanik të Guernsey, ku shkrimtari do të jetonte për 15 vitet e ardhshme.
Ajo u dëshmua të ishte një nga periudhat më të frytshme të jetës së tij, teksa Hugo shkroi dy vëllimet e tij më të njohur me poezi, dhe pjesën më të madhe të romanit “Të mjerët” – që e filloi në vitin 1845, por e përfundoi vetëm në vitin 1862.
Ai u bë një ikonë i të varfërve në Francë, sa që me rastin e 80-vjetorit të lindjes, në 27 qershor 1881, turma e njerëzve parakaloi për 6 orë rresht poshtë shtëpisë së tij, ku ai kishte dalë në ballkon për t’i përshëndetur.
Venue d’Eylau, në të cilën Hugo jetonte u ndryshua të nesërmen në Avenue Victor-Hugo, dhe të gjitha letrat e ardhshme që i dërgoheshin autorit adresoheshin: “Zotit Victor, në Avenue e tij, Paris”. Hugo mbeti deri në fund të jetë një aktivist, duke kërkuar një funeral modest (edhe pse në fakt u organizua një funeral i madh shtetëror me urdhër të Presidentit Jules Grévy).
Në testamentin e tij në pak reshta shkroi: ‘‘50.000 franga ua fal të varfërve. Dua të përcillem në një karrocë të thjeshtë funerali. Refuzoj fjalimet solemne të të gjitha kishave. Lutem për të gjithë shpirtrat. Unë besoj në Zot”.
Fjalët e fundit të Hugos para vdekjes, të shkruara në formën e një epitafi, dy ditë para se të ndërronte jetë nga pneumonia: “Të duash do të thotë të veprosh!”.
Hugo pati si bashkëshorte Adele Foucher, me të cilën u martua në tetorin e vitit 1822, ndërsa jetuan se bashku për gati 46 vjet deri në vdekjen e saj.
Ndërsa biografët thonë se shkrimtari kishte dashnore të shumta dhe se dashuria e jetës së tij ishte, Juliette Drouet, e cila i shkroi mbi 20.000 letra që përshkruanin pasionin por edhe xhelozinë e saj të sëmurë ndaj Hugo.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook