Lidhu me ne

Kioske

20 thënie për të mos u harruar nga Jorge Luis Borges

20 thënie për të mos u harruar nga Jorge Luis Borges
Një prej figurave letrare më unike të shekullit 20, Jorge Luis Borges, u lind në Argjentinë, në 24 gusht 1899. Si një mjeshtër i tregimeve të shkurtër, Borgesi shkroi për botën kriminale të Argjentinës dhe krijoi botë që rroknin magjepsjen e tij pas konceptit të pafundshmërisë.
Poemat e tij përkujtojnë kulturën unike dhe traditat e kryeqytetit, Buenos Aires, ku ai jetoi deri ditën që vdiq, në 1986.
Me një shkollim të kualifikuar, Borges nisi të angazhohej në jetën intelektuale të vendit, duke frekuentuar dhe ambientet e larta ku flitet jo vetëm për politikë. Poezitë që kishte nisur të shkruante herët nisi t’i botonte në revistat letrare.
Ajo çfarë binte në sy te vargjet e tij ishte një surrealizëm, një pasion për të folur për ëndrrat, filozofinë, apo gjithçka tjetër që dukej e padukshme në jetën reale. Në fillim të viteve ’30, ai nisi të ngrejë pikëpyetje ekzistenciale në veprat e tij. Kritikja argjentinase, Ana Maria Barrenechea, do ta quante “Irreal”.
Borges do ta ndiente veten të tërhequr nga filozofia e Heideggerit, Sartrit, Juan Ruflo. Duke e kthyer shkrimin në një mjet për të zbuluar botën dhe qenien njerëzore, Borges ka lënë pas një trashëgimi të çmuar letrash, ku çdokush mund të endet dhe t’i japë përgjigje pyetjeve që i enden rreth vetes.
Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për letërsinë. “Ndihem pakëz i turpëruar që marr Nobelin, sidomos duke patur parasysh që Borgesi nuk e mori asnjëherë”, tha shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa pasi e fitoi çmimin në 2010.
1- Dyshimi është një prej emrave të inteligjencës.
2- Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë.
3- Vetë jeta është një citat.
4- Teksa mendoj për mitet e shumtë, është njëri prej tyre që është shumë i dëmshëm, dhe ky është miti i shteteve.
5- Mos fol, nëse nuk ke për ta përmirësuar heshtjen.
slide_363547_4103391_free
6- Lëri të tjerët të krenohen se sa shumë faqe kanë shkruar. Preferoj të mburrem për ato që kam lexuar.
7- Të shkruarit nuk është asgjë më shumë se sa një ëndërr e udhërrëfyes.
8- Ne e pranojmë me kaq shumë gatishmëri realitetin. Ndoshta sepse ndjejmë që asgjë nuk është reale.
9- Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh një fe me një Zot të gabueshëm.
10- Çdo jetë është bërë nga një moment i vetëm, momenti në të cilin njeriu gjen, njëherë e përgjithmonë, kush është.
11- Unë kam përfytyruar gjithmonë se Parajsa do të jetë njëfarë biblioteke.
12- Në përgjithësi çdo vend ka gjuhën që meriton.
13- Asgjë nuk është ndërtuar në gurë, gjithçka është ndërtuar në rërë, por ne duhet të ndërtojmë sikur rëra të ishte gur.
14- Koha është lënda prej së cilës unë jam bërë. Koha është një lum që më merr mua me vete, por unë jam lumi; është një tigër ai që më përlan mua, por unë jam tigri; është një zjarr ai që më shkrumbon mua; por unë jam zjarri.
15- Të jesh i pavdekshëm është e zakonshme; përveç njeriut të gjitha krijesat janë të pavdekshme, sepse ato nuk e njohin vdekjen; hyjnore, e tmerrshme, e pakuptueshme, është ta dish se je i pavdekshëm.
slide_363547_4103384_free
16- Çdo poezi është misterioze; askush nuk e di në tërësi atë që i është dhënë për të shkruar.
17- Shtypja e një lajmi në letra të mëdha i bën njerëzit të mendojnë se është padiskutushmërisht i vërtetë.
18- Pasqyrat dhe marrëdhëniet e shtratit janë të urryeshme, sepse e shumëfishojnë numrin e njerëzve.
19- Më së shumti vlerësoj inteligjencën, sepse ndershmëria dhe guximi i një njeriu nganjëherë nuk ndihmojnë për dialog.
20- Jetojmë në një epokë shumë torollake; për shembull, njerëzit blejnë prodhime, shkëlqimi i të cilave mburret nga vetë njerëzit që e shesin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal10 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix10 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar11 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix11 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix11 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar11 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar11 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar11 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar12 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore12 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook