Lidhu me ne

Kritike

Ministrat teknikë, njerëz koti

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar përformancën e punës dhe rolin e ish-ministrave teknikë të Partisë Demokratike në qeverinë “Rama 1”.
Ngjela deklaron për gazetën “Sot” se ministrat teknikë të PD-së ishin të dështuar që kur u bënë pjesë e qeverisë, pasi erdhën me frymën dhe logjikën e Sali Berishës.
Avokat Ngjela, u shpreh se, këta ministra gjithashtu ishin njerëz të kotë, që kryeministri Edi Rama i injoroi duke mos i mbledhur asnjëherë si pjesë të qeverisë, të cilët e kishin të garantuar humbjen e zgjedhjeve në 25 qershor.
Sa i takon publikimit të raportit të zgjedhjeve, Ngjela u shpreh se ky raport nuk duhet marrë në konsideratë pasi nuk ka asnjë fakt me emër, se cilët janë shitësit apo blerësit e votës.
Që të kesh mendimin e saktë se zgjedhjet janë blerë, duhet të më tregosh blerësit dhe shitësit! Ke kapur ndonjë blerës? Ke kapur ndonjë shitës? Jo! Kjo është logjika juridike, të tjerat janë logjikë alla Sali, që vijnë nga hardhitë e komunizmit primitiv. Nuk flitet pa prova. Le të nxjerrin provat e vjedhjes së votave, megjithëse i kanë kundërshtarë absolutë. Asnjë muzë nuk mund të pranohet. Këta po shijnë se nuk ka filluar reforma në drejtësi.
Pasi të nisë reforma, nuk do dëgjoni asnjë fjalë nga kjo çerdhe kalamajsh që i prodhon Sali Berisha. Ishte shkolla e Enver Hoxhës, tani është shkolla e Saliut. Politika amerikane i futi ata të çadrës me forcë në Parlament. Sepse iu nxori të gjitha faktet se çfarë kishin bërë ata në hundë e nën hundë, bile edhe në funksion ndërkombëtar.
Ata u rrasën brenda por që të mos i nxirrnin të fyer, i thanë Ramës hajde pranoji këta ministra dhe i pranoi si kërkesat e McAllister me përjashtim të presidentit të ri, i cili është zgjedhur. Dhe ata nuk e diskutuan më. Këta ishin kot, njerëz të kotë dhe zgjedhjet i kishin të humbura.
Të gjitha ato kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit ishin mendime të Saliut, se Rama nuk tërhiqet dhe në do destabilizojmë Shqipërinë. Se çfarë u duhej këtyre “ministrave” të rrinin në një qeveri që Rama nuk i thirri asnjëherë? Zgjedhjet i kishin të humbura”, – u shpreh Ngjela./SOT/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 minuta më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar22 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix22 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore23 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix23 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar1 ditë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore1 ditë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal1 ditë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Facebook