Në vitin 1987, fotografi holandez Piet den Blanken vizitoi Shqipërinë komuniste si pjesë e një grupi udhëtarësh.
Pavarësisht se i ishte ndaluar të bënte foto, ai arriti të bënte shumë të tilla.
30 vite më vonë, fotot e tij janë rikthyer në Tiranë si pjesë e një ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar.
Së bashku me 12 fotografë të tjerë holandezë ata kanë hapur një ekspozitë me foto nga punimet e tyre në Europën Lindore dhe Qendrore nga viti 1979 deri në vitin 1991.
Fotografi holandez thotë se Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara në botë dhe u desh që filmi i fotove të futej në bagazh për ta nxjerrë jashtë vendit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu