Lidhu me ne

Kryesore

Axhendë e një “kryetari” jo mision i një opozite  

Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike thuhet se kanë përpiluar një raport për zgjedhjet e 25 qershorit. Publikimi përkon me largimin e tyre nga detyra, një akt që konfirmon se perspektiva e bashkëqeverisjes ashtu siç e premtonte Lulzim Basha më 18 maj nuk qëndron më. Në raport flitet për banda të armatosura, blerje masive vote e të tjera tregime zgjedhore shqiptare, të zakonshme në 27 vjet. Opozita formale e Shqipërisë i ka njohur zgjedhjet dhe po ikën nga pushteti ku kërkoi të ngecte, me një përpjekje për të njollosur zgjedhjet. Të cilat sigurisht që kishin probleme, por jo se evidentimi i tyre është sot qëllim i PD-së.
E vërteta politike që rrjedh nga interpretimi i veprimeve politike të kësaj partie, është se ajo po kërkon t’i vërë kapak humbjes poshtëruese me alibinë e zgjedhjeve të vjedhura. Ky është kulmi i budallallëkut, në kushtet kur po kjo parti konsideron votimin si detyrim ligjor, pasi pa se u la në baltë nga 200 mijë vota që i ka patur të vetat. Sigurisht është gjë e mirë dhe e dobishme që të zbardhësh problematikën zgjedhore, por e bërë kjo nga një grup që ka qenë në qeverisje, jo vetëm që nuk ndërton dot alibinë e humbjes për shkak të deformimit, por të implikon me përgjegjësi. Lulzim Basha duket se po vepron i detyruar nga rrethanat ku futi veten. Ai po kërkon të nisë mandatin e ri opozitar me një dokument që e ka shkruar vetë e të cilin do ta tundë në Parlament si të vërtetën ku do të kacavirret ulërima e tij moralizuese. Nuk është çudi që Parlamenti i ri të transformohet në një çadër të re ku trioja Rama-Berisha-Basha do të lodhin kokën e njerëzve edhe për katër vjet.
Ky nuk është misioni i një opozite. Kjo është axhenda e një të ashtuquajturi kryetar në hall të madh. E një vule që po vazhdoi kështu do lërë gjurmë boje vetëm në xhepin e xhaketës së Bashës. Misioni i një opozite nuk konfirmohet tek instrumentalizimi, pasi kjo çon në angazhime për kauza të rreme. Ai e përdor edhe instrumentalizimin për qëllime të vetat, por kur teza kryesore është e vërtetë. Lulzim Basha dhe Edi Rama janë dy shembuj sesi gabimet dhe paaftësinë e vet përpiqen t’i vetëamnistojnë, fshehin, duke mobilizuar institucionet që kontrollojnë për t’u dhënë pamjen që dëshirojnë. Kjo sjellje gërryese po dëmton vetë sistemin politik, pasi sado të përpiqen tritanët, sajmirët, erjonët dhe edmondët të përlavdërojnë një Lulzim Parimor, apo një Edi vizionar, gabime si këto që janë verifkuar në këto vite, kanë hyrë në rrezen e instinktit të masës, që nuk arsyeton, por e rrok hilenë e dalë boje të këtyre dy tekanjozëve në politikë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore7 minuta më herët

Arian Çani: Edi Rama është një rast për t’u studiuar. Ata që mendojnë se do lodhet dhe largohet, ja fusin kot

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV nga Roland Qafoku, gazetari Arian Çani ka folur për kryeministrin Edi Rama dhe disa nga...

Kryesore1 ditë më herët

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, kreu i SPAK: Nuk u gjet asnjë provë

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët ku foli për disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë. Sa...

Mix1 ditë më herët

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë thotë studimi për njerëzit që flenë shumë

Studimin e publikuar në “British Medical Journal” e udhëhoqi John Axelsson nga instituti “Karolinska” në Stokholm. Studiuesit kanë analizuar gjumin...

Mix1 ditë më herët

A duhet të bëni seks gjatë shtatzënisë! Sqaron mjekja gjinekologe!

Gjinekologe Mimoza Keta e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit në Dritare TV foli për të gjitha mitet që ekzistojnë...

Mix1 ditë më herët

3 seriale të Netflix që mund t’i shihni këtë fundjavë

Edhe pse ka shumë gjëra që i duam tek Netflix, një nga aspektet më të këqija të platformës është mënyra...

Letersi1 ditë më herët

“Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

Nga: Thich Nhat Hanh Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu...

Letersi1 ditë më herët

Ndihem apo ndjehem? Ndiej apo ndjej? Si duhet të shkruhen…

Nga Mehmet Elezi Ndiej apo ndjej? Si ndihesh apo si ndjehesh?Të dyja janë fjalë shqipe. Bëhen joshqipe kur i hyjnë...

Gatime1 ditë më herët

Sallatë me rukola, shegë dhe djathë dhie

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 15 minuta Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 250 kcal për porcion Rukola e freskët (150...

Gatime1 ditë më herët

Receta e sallatës tradicionale ruse

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 45 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 300 kcal për porcion Patate (4 të mesme,...

Facebook