Lidhu me ne

Kryesore

Zjarret po na pajtojnë me Greqinë

Titulli origjinal
‘Diplomacia e shuarjes së zjarreve’, si potencial në përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë
Jordan Jorgji/Universiteti i Korçës
Shpesh herë interpretimi i marrëdhënieve ndërkombëtare bazohet thelbësisht në dimensionin e materializmit, se sa tek aspektet simbolike dhe spirituale të popujve respektivë. Edhe për sa i përket pjesës teorike, disponimi i fuqisë ushtarake dhe ekonomike vlen më shumë se sa marrëdhëniet ndëretnike, tregu, apo parimi se ‘arti bashkon dhe nuk ndan’.
Ky fenomen ekziston edhe tek interpretimi që jo rrallë herë i bëhet politikës së jashtme shqiptare dhe Shqipërisë në përgjithësi nga një plejadë specialistësh, pjesa më e madhe e të cilëve u kualifikua në periudhën e Luftës së Ftohtë. Përtej aspektit objektiv, doza jo të dobëta të etnocentrizmit që karakterizojnë qasjen në fjalë janë gjithashtu përgjegjëse për kultivimin diakronik të ‘fqinjofobisë’, ‘psikologjisë së rrethimit’, ndjenjës së inferioritetit ndaj fqinjëve dhe civilizimit evropian, apo dhe luhatjeve midis krenarisë dhe fatalitetit. Kështu, shumë herë Greqia është parë si armik shekullor që kërkon Shqipërinë e Jugut, Serbia vrasëse e betuar dhe e pamëshirshme e cilitdo që ka ‘gjak shqiptari’, ashtu siç shihej Italia ‘pushtuese’ në dekadat e para të shekullit të kaluar, një imazh kolektiv që ka ndryshuar tërësisht sot. Më tej thuhet se Evropa nuk na dëshiron, për shkak se ajo është ‘imorale’. Nga ana tjetër, ne e shohim veten shenjtorë, të pagabueshëm, viktima të intrigave të të fortëve dhe dinakëve.
Në këtë mënyrë i mëshohet fuqisë materiale, duke lënë jashtë loje – me qëllim – aspektet jo materiale të fuqisë kolektive të vendit tonë. Cilat janë këto aspekte? Ka plot. Në raport me Greqinë, elementi më i rëndësishëm është prezenca e komunitetit shqiptar atje; i Shqiptarëve të cilët emigruan rreth dy dekada e gjysmë më parë dhe që sot janë integruar me sukses në shoqërinë greke. Numri i madh i tyre në Greqi, si dhe distanca shumë e afërt me vendim mëmë, i ka kthyer ata në një burim difuzioni kulturor për të dyja shoqëritë.
Një element tjetër – dhe këtu qëndron specifika e aktualitetit – është solidariteti i strukturave shtetërore në rast krizash. Kohët e fundit të gjithë jemi njohur me zjarret që kanë mbërthyer pyet në Shqipëri, si dhe ndihmën e avionëve grekë, të cilët kanë asistuar në shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e natyrës apo jetëve njerëzore. Përveç shuarjes së zjarreve, ndihma e ofruar në këtë periudhë të vështirë ka kontribuar gjithashtu në qetësimin e tensioneve që karakterizojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke vitet e fundit. Një gjuhë më e qetë midis lidershipit respektiv të dy vendeve, mund të pasohet më vonë me dendësimin e vizitave dypalëshe dhe diskutimin e qetë të temave ‘të nxehta’. Ky kapacitet diplomatik – i quajtur ndryshe ‘diplomacia e shuarjes së zjarreve’ – asiston midis të tjerash në forcimin e fuqisë totale të dy vendeve, në të mirë të sigurisë kombëtare, por edhe paqes dhe stabilitetit rajonal. Një situatë e ngjashme ndodhi me afrimin greko-turk në vitin 1999, si rezultat i ndihmës reciproke të ofruar pas dy tërmeteve që atë vit dëmtuan Turqinë dhe Greqinë. ‘Diplomacia e tërmeteve’ në atë periudhë u forcua edhe nga vullneti i qytetarëve Turq dhe Grekë, të cilët nuk nguruan të ofronin gjak në ndihmë të të dëmtuarve, pavarësisht identitetit nacional të ‘armikut shekullor’.
Ofrimi i ndihmës në përballimin e problemeve që qytetarët ndeshen në jetën e përditshme disponon forcën për të kontribuar në ri-dimensionimin pozitiv të imazhit kolektiv në lidhje me ‘të tjerët’. Si rezultat, mund të krijohen hapësirat e favorshme për afrimin e qasjeve të elitave politike, duke i dhënë kështu oksigjen frymëmarrjes së marrëdhënieve të qytetarëve shqiptarë me shtetin dhe shoqërinë greke. Paralelisht, përveç shmangieve të përplasjeve ndërshtetërore, afrimet demokratizojnë pikëpamjet e ngurta mbi politikën e jashtme. Fokusimi tek problemet reale që shqetësojnë marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me autoritetin politik të shtetit shqiptar ndikon pozitivisht si në demokracinë e brendshme, ashtu dhe në rendimentin e politikës së jashtme.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix10 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske10 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore10 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet15 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook