Gatime
Pse duhet të pini kafe?
Studime të shumta shkencore tregojnë se konsumimi i moderuar i kafesë sjell përfitime, si për zemrën, trurin, arteriet, edhe për jetëgjatësinë.
E gjatë apo e shkurtër, kafeja është e mirë për shëndetin. Dy studime, një europian dhe një amerikan, të publikuar më 11 korrik në revistën Annals of Internal Medicine, përforcojnë idenë se konsumimi i një sasie të moderuar kafeje në ditë ka efekte mbrojtëse kundër patologjive të ndryshme.
Disa arsye të mira për të pirë kafe sipas përfundimeve të studimeve:
- Jeto më gjatë
- Parandalimi i kancerit
- Reduktimi i sëmundjeve kardio-vaskulare
- Më pak diabet i tipit II
- Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve neurodegjeneruese, si Parkinson apo Alzheimer
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu