Lidhu me ne

Aktualitet

Ai prapë “Zogu i Zi” do quhet

FOTOT /  Surpriza e bukur e Bashkisë së Tiranës, si do të shndërrohet Zogu i Zi në një oazRrethrrotullimi i Zogut të Zi, i cili u ndërtua që në vitin 2006 por që nuk ishte funksional, do të transformohet në një portë hyrëse të denjë për kryeqytetin.
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonceptimin e kësaj hapësire, duke përmirësuar jo vetëm funksionalitetin e tij në drejtim të lehtësimit të qarkullimit për automjetet, por duke e bërë atë të frekuentueshëm edhe për qytetarët e shumtë. Ndërsa për vendosjen e instilacionit në qendër të rrethrrotullimit, Bashkia po merr propozime nga skulptorë profesionistë.
Rrethrrotullimi do të jetë shumë shpejt edhe një nyje gjelbërimi e cila jo vetëm do të ketë një impakt pozitiv në aspektit estetik të gjithë zonës, por në të njëjtën kohë duke krijuar dhe një minipark ku qytetarët do të kenë akses.
Projekti parashikon shtimin e gjelbërimit, ndërtimin e rrugicave, vendosjen e stolave ku qytetarët mund të pushojnë.
Shatërvani aktual jofunksional do t’i nënshtrohet rikonstruksionit duke krijuar një tjetër oaz të bukur në kryeqytet.

 

 

Por ja çfare thote ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ka komentuar vendimin më të fundit të Bashkisë së Tiranës për prishjen e shatërvanit te “Zogu i Zi”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se mund të bëjnë ç’të duan, por ai prapë “Zogu i Zi” do të quhet.
Më tej, me ironi ish-ministri i LSI bën thirrje që të paktën politikanët të kursejnë paratë, duke shënjestruar kryebashkiakun Erion Veliaj.
“Jo mbikalim, jo shatërvan, por lulishte! Më vonë kush e di!Nejse, bëni çfarë të doni ai prap “Zogu i Zi” do quhet! Kurseni paratë të paktën!”, shkruan Manjani.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet22 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar22 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook