Lidhu me ne

Aktualitet

Manitë e të ftuarve në emision, Rama, Berisha dhe pushimet, rrëfehet Blendi Fevziu

Manitë e të ftuarve në emision, Rama, Berisha dhe pushimet, rrëfehet Blendi Fevziu
Në 20-vjetorin e “Opinion”, Blendi Fevziu rrëfen për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” se do të rikthehet në 7 shtator në një transmetim maratonë prej 10 orësh. E duke folur për emisionin e tij, moderatori ndan me lexuesit tanë edhe tekat dhe manitë e të ftuarve.
Më tej ai flet edhe për marrëdhëniet që ka me politikanët shqiptarë, duke veçuar Ramën dhe Berishën. E si një adhurues i udhëtimeve, Blendi ndan edhe eksperienca e tij mes kulturave historisë të vendeve që viziton.
Birmania duket se do të jetë destinacioni i kësaj vere për të. Babai i dy vajzave, gazetari nuk ka asnjë peng që nuk ka një djalë, por pengu tij më i madh është që s’ka kaluar kohë mjaftueshëm me vajzën e tij të madhe.
Si ka nisur vera për Blendin?
Me më shumë pushime e njëkohësisht me një impenjim më të madh. Në 7 shtator po mendojmë një takim të veçantë për të festuar 20-vjetorin e emisionit “Opinion”. Ka nisur më 31 gusht 1997. Është një organizim i vështirë, që po mundohemi ta bëjmë sa më interesant. Keni lënë pas një sezon të ngjeshur në “Opinion”.
Si ka qenë në spektrin tuaj?
Unë besoj se ka qenë ‘OK’, por për këtë duhen pyetur më shumë shikuesit.
Cila ka qenë puntata më e vështirë që ka realizuar Blendi gjatë këtij sezoni? Po i ftuari më tekanjoz?. Nuk di t’ju them se cila ka qenë puntata më e vështirë. Çdo puntatë ka vështirësinë e saj, edhe ajo që duket më e thjeshta. I ftuar tekanjoz? Ka shumë të tillë. Shumica e të ftuarve kanë tekat dhe manitë e tyre.
Shpesh dukeni agresiv me disa politikanë, në fakt si i keni marrëdhëniet me ta jashtë kamerave?
Korrekte pothuaj me të gjithë.
Është përfolur shumë në media për largimin tuaj nga Berisha. I keni çuar një ftesë?
Nuk kam punuar ndonjëherë për Berishën që të largohesha prej tij. Unë kam pasur një raport më miqësor me të, i cili në 2012 ngriu për arsye që i kam sqaruar disa herë. As kam bërë fjalë, as debat me Berishën. Thjesht nuk kemi komunikuar më, pas njërit prej emisioneve të mi.
Si janë raportet tuaja me Ramën jashtë ekranit? A ju ka kërkuar ndonjëherë mos ta ngacmoni më?
Raport korrekt si me gjithë politikanët e tjerë. Jo, jashtë ekranit, aq sa kemi komunikuar nuk kemi folur për emisionin apo pyetjet.
Njiheni si një nga personazhet që adhuroni udhëtimet. Cilat do jenë destinacionet e kësaj vere? A ka një vend, që ende nuk keni pasur mundësi ta vizitoni? Padyshim që ka shumë vende që nuk kam vizituar. Por për arsye specifike, disa prej tyre nuk vizitohen në verë. Në verë qëndroj më shumë në Europë. Por kam ndërmend të vizitoj gjatë vjeshtës Birmaninë, ose Myanmarin, sixc quhet tani. Dhe më konkretisht Barganin. Një qytet magjik. Dua të vizitoj gjithashtu Ruandën dhe Panamanë. Por këto janë vetëm plane.
A ekziston një vend që ju ka zhgënjyer pasi e keni vizituar?
Jo, zakonisht jo. Çdo vend ka veçantinë e tij.
A duhet të jesh i pasur që të shëtisësh botën?
Zakonisht të pasurit edhe kur shëtisin nuk shohin gjë. Qëndrojnë në hotele të sigurta dhe të shtrenjta dhe ato nuk janë asnjëherë realiteti i vendit që viziton. Jo, udhëtimi kërkon një lloj buxheti, por gjithnjë modest. Është më shumë të dish se sa të kesh. Sot çmimet e biletave janë më të lira për të udhëtuar nga Tirana në Bangkok apo Kuala Lumpur se sa në Vjenë apo Paris. Mund t’i kontrolloni ‘online’. Hotelet në Azi dhe Afrikë kushtojnë shumë më pak se në Europë dhe transporti i brendshëm po ashtu. Ndaj varet sa do të udhëtosh.
Keni korrur shumë sukses me librat tuaj. Kur do e botoni librin e ardhshëm?
Besoj se do jetë gati në shkurt të vitit të ardhshëm.
Sa e vështirë është të jesh edhe gazetar, edhe shkrimtar?
Për mua ka qenë gjithnjë kënaqësi dhe pasion. Por çdo pasion ka brenda vetes vështirësitë e tij.
Babai i dy vajzave, a keni peng që nuk keni një djalë?
Jo, jam shumë i lumtur me vajzat dhe më vjen keq vetëm që vajzës së madhe nuk i kam kushtuar në fëmijëri kaq kohë sa po i kushtoj vajzës së vogël. Por me të madhen udhëtojmë shumë dhe ajo kënaqet në destinacionet që zbulojmë.
Personazhi apo paneli i parë i emisionit?
Tani po jua zbuloj ju si fillim. Do nisim më 7 Shtator me një transmetim maratonë prej 10 orësh, ku do jenë të ftuar shumë e shumë personazhe të “Opinion” në këto 20 vjet. Më shumë detaje ju jap në fund të gushtit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet21 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar22 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook