Lidhu me ne

Aktualitet

Turizëm apo zhvatje? 

Ky vit shënon një pikë kthese në raportimin mbi turizmin. Ajo që përflitej prej kohësh mes njerëzve, pra diferencimi që subjektet në Shqipëri aplikojnë ndaj kategorive të ndryshme turistësh, ka dalë në sipërfaqe hapur. Pak ditë më parë ishte Deutsche Welle që shkruante për një sjellje jo të mirë ndaj turistëve kosovarë në Shqipëri, ndaj të cilëve aplikohen çmime të diferencuara. Pati kundër reagime, por fakti është se me kosovarët është luajtur keq këto vite duke abuzuar. Dhe abuzimi ka një kosto të merituar.
Mediat mund të ndihmojnë ose të ndikojnë dhe në këtë rast po ndodh e dyta. Heshtja është thyer dhe tani po shkruhet hapur: në Shqipëri nuk ka turizëm, por zhvatje. Ja se çfarë shkruan gazeta “Koha Ditore” në një shkrim të sotshëm:
Velipoja rrezikon të humbë pushuesit nga Kosova për shkak të abuzimit me çmimet. Shumë pushues, kryesisht nga Kosova, janë larguar nga Velipoja pasi kanë vërejtur se çmimet janë shtrenjtuar nga një vit më parë. Pushues nga plazhi i Velipojës tregojnë se një çadër me dy shezllone në qendër shkon deri në 8€, ndërsa 500-600 metra më në lindje shkon në 3-3.7€. Duke qenë se pushuesit nga Kosova synojnë gjithmonë qendrën e plazhit të Velipojës, është mbushur bregu plot me shezllone. Ndërkohë që pronarët që kanë marrë rërën me koncesion kur i afrohet një i huaj ia rrisin çmimin. Tutje, një banesë për 15 ditë varion nga 260- 335 euro, pushuesve nga Kosova një vlerë e tillë u merret vetëm për 10 ditë, por ka edhe nga ato që u marrin edhe 350-450€”.
Një realitet që njihet nga të gjithë edhe pse shumëkush mund të dalë e të thotë të kundërtën. Ikja e turistëve nga Kosova mund të ndodhë së shpejti për shkak të sjelljes jo etike dhe krejtësisht të papranueshme të subjekteve. Mirëpo një tjetër problem është pastërtia, plazhet në shumë zona mbeten të pista dhe askush nuk vë dorë. Kalimi i ushtrisë në detyrën e pastruesit shtetëror nuk zgjidh asgjë në këtë drejtim, pasi reformë pas reforme, diçka duhet të ishte bërë, ndërkohë që asgjë nuk ka lëvizur nga vendi. Dhe meqeneëse shteti nuk lëviz nga vendi me mekanizmat që ka, atëherë është tregu. Dhe ky është lajmi i mirë sidomos për Perlën e Ballkanit, që mundet të shpëtojë kështu nga viruset që po mbysin me budallallëkun e vet.
http://www.koha.net/arberi/35407/velipoja-po-e-humb-edhe-avantazhin-e-ve…
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook