Një kërkim i ri shkencor ka treguar se të vegjlit që janë rrahur nga prindërit kanë më shumë gjasë që të jenë agresivë pas moshës 10 vjeç. Gjithashtu, këta fëmijë ka më shumë mundësi që të mos kenë sjellje të mirë me të tjerët.
Shkencëtarët e Universitetit të Misurit analizuan 1840 çiftë nënë-fëmijë dhe të dhënat u morën përmes sondazheve, vizitave në shtëpi dhe intervistave të mësuesve.
“Rezultatet tona tregojnë se mënyra se si i trajtojnë prindërit fëmijët në moshë shumë të vogël ndikon në sjelljen e tyre kur të rriten. Është shumë e rëndësishme që prindërit të heqin dorë nga ndëshkimi fizik” – thotë udhëheqësi i studimit, profesori Gustavo Carlo.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu