Kryesore
Kush janë deputetët me makinat më të shtrenjta (Lista)
Në oborrin e parlamentit dhe rrugën përballë sheh të parkuara çdo të enjte seancash plenare makina luksi te markave të ndryshme. Janë makinat e ligjvënësve shqiptarë. Disa prej tyre disponojnë automjete nga më të shtrenjtat. Në deklaratat e pasurisë, të publikuara në Shqiptarja.com, vendin e parë për makinën më të shtrenjtë e mban deputeti i LSI, Agron Çela, që vjen nga radhët e biznesit. Për vitin 2016 ai rezulton se ka blerë tre makina. Njëra prej tyre është në emër të bashkëshortes, Belma Çela dhe ka kushtuar 147 mijë euro.
I dyti renditet deputeti i PS, Sadri Abazi, edhe ai biznesmen. Gjatë vitit 2016 ai ka blerë një makinë me vlerë 105 mijë euro dhe ka shitur dy automjete me vlerë 47 mijë euro. Vajza e tij, Aedela Abazi, gjatë viti 2016 ka blerë një makinë me vlerë 6 mijë euro.
Në opozitë bie në sy makina e deputetit të PKD, Nard Ndoka. Ai ka blerë një makinë me vlerë 85 mijë euro. Në deklaratën e dorëzuar në ILDKP, rezulton se 14 mijë euro i ka marrë kredi, 35 mijë euro hua dhe 33 mijë euro i ka të ardhur nga paga.
Deputeti i PS, Anastas Angjeli, disponon gjithashtu një makinë të shtrenjtë, me vlerë 40 mijë euro. Vajza e tij, Jona Marashi, ka marrë kredi 3 mijë USD për të blerë një autoveturë.
Në PD, Edi Paloka, gjatë vitit 2016 ka blerë një makinë me vlerë 25 mijë euro.
Deputetët Majlinda Bregu dhe Flamur Noka kanë marrë nga 30 mijë euro secili kredi për të blerë makina.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, rezulton se ka blerë tre makina para viti 2016, me vlerë 7 mijë euro, 4 mijë euro dhe 34 mijë euro.
Ndërsa djali i tij, Arbër Braho, ka në pronësi pesë makina me vlerë: 15 mijë euro, 5 mijë euro, 6 mijë euro, 800 euro dhe 240 000 lekë.
Edhe Erjon Braçe e ka ndërruar makinën gjatë 4 -vjetëve të pushtetit të PD dhe ka blerë një Mercedes Benz C Class të ri. Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk rezulton të ketë makinë private. Ai nuk ka as patentë.
MAKINAT E DEPUTETËVE
Agron Çela
Blerje automjeti tip…, 147 mijë euro.
Mbyllja e kontratës leasing për autoveturë, kontratë zëvendësimi me një qiramarrës tjetër.
Blerje automjeti… 100 000 lekë.
Blerje automjeti tip… 260 000 lekë.
Sadri Abazi
Blerje automjeti me vlerë 105 mijë euro. Shitje automjeti me vlerë 25 mijë euro. Shitje automjeti 22 mijë euro.
Vajza Aedela Abazi, blerje automjeti me vlerë 6 mijë euro.
Nard Ndoka
Blerë makinë 85 mijë euro në vitin 2016. Burimi 14 mijë euro kredi, 35 mijë euro marrë hua, 33 mijë euro të ardhur nga paga.
Spartak Braho
Makinë fuoristradë, blerë në 2001, 7 mijë euro.
Makinë blerë në 2009, 4 mijë euro.
Makinë blerë në 2015, 34 mijë euro.
Djali, Arbër Braho, makinë 15 mijë euro, makinë 5 mijë euro, makinë 6 mijë euro, makinë 800 euro, makinë 240 000 lekë.
Robert Bitri
Blerje autoveture me vlerë 44 mijë euro.
Edi Paloka
Autoveturë blerë tek… me vlerë 25 mijë euro.
Albina Deda
Pjerin Deda, bashkëshorti i deputetes Albina Deda, blerje makine në shumën 1 000 000 lekë, shuma është marrë si kredi
Anatas Angjeli
Kredi për blerje makine, shlyer 8 mijë euro, mbetur 33 mijë euro.
Vajza Jona Marashi, autoveturë 3 mijë USD.
Dashamir Peza
Djali i deputetit Peza, Gëzim Peza, makinë tip Ford Fokus, 6 500 euro.
Anduel Xhindi
Kredi për blerje makine me vlerë 2 162 000 lekë.
Anila Agalliu
Asqeri Agalliu, djali i deputetes Anila Agalliu, blerje makine me vlerë 100 000 lekë, burime kursime nga prindërit.
Arbjola Halimi
Blerje makine me vlerë 700 000 mijë lekë.
Kredi për blerje makine me vlerë 1 370 000 lekë.
Bujar Klogjri
Bashkëshortja e tij, Jonida Klogjeri, makinë me vlerë 2 300 euro.
Dhurata Çupi
Blerje makine me vlerë 7 mijë euro, burimi kredi konsumatore.
Taulant Balla
Bashkëshortja Iris Pekmezi ka blerë në vitin 2016 makinë me vlerë 869 919 lekë.
Shkëlqim Troplini
Blerë makinë me vlerë 10 mijë euro
Blerë makinë me vlerë 970 000 lekë.
Ridvan Bode
Paguar mesing makine, 521 447 lekë, detyrimi i mbetur 8 512 euro.
Oerd Bylykbashi
Makinë me vlerë 3 mijë euro. Autoveturë tip Citroen blerë në 2015.
Namik Kopliku
Blerë autoveturë me vlerë 11 mijë euro, gjatë vitit 2016.
Mira Shehu
Blerje automjeti, 6 400 euro. Automjet i vitit 2003, dhuratë nga bashkëshorti.
Mimoza Hajdarmataj
Bashkëshorti Arben Hajdarmataj, makinë tip benz, me vlerë 300 000 lekë, blerë gjatë vitit 2016.
Majlinda Bregu
Kredi për blerje makine, shlyer 10 336 euro, detyrimi i mbetur 21 167 euro.
Luçiano Boçi
Blerje autoveturë me vlerë 4 mijë euro, gjatë viti 2016.
Luan Duzha
Blerë autoveturë të përdorur, gjatë vitit 2016, me vlerë 7 mijë euro.
Ilir Xhakolli
Bashkëshortja Irma Xhakolli, autoveturë në Francë, 5 mijë euro plus 186 899 lekë. Djali Rei Xhakolli, makinë 950 000 lekë.
Hlidon Bushati
Kredit 11 mijë euro për blerje automjeti. Shlyer huamarrja 6 mijë USD për blerjen e një tjetër makine.
Gent Strazimiri
Makinë vit prodhimi 2009, me vlerë 3 000 franga zvicerane, blerë në 2016, burimi të ardhurat personale.
Flamur Noka
Kredi 30 mijë euro në 2015 për blerje makine.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu