Lidhu me ne

Kryesore

FOTO REPORTAZH/ Ku i kalonte pushimet Skënderbeu?

 

Imazhi, e dimë, është magjia e asaj gjendjeje që vetëm natyra mundet të përcjellë. Është si poezia. Natyra rindez çdo prush imagjinate. I kthen shikim çdo pasigurie të mendimit.
Natyra të mohon ose të pohon të vërtetën. E, ashtu, me sy hapur paskëtaj njeriu arrin të përfshihet mes gjithë substancave të botës, qiellit, detit, tokës dhe herë deri ferrit.
Janë të shumtë shkrimtarët, filozofët apo udhëheqësit që vetëm nëpërmjet saj arritën shumëkuptueshmërinë e zbulimit. Njohjes!
Borges shprehet: Perëndimi i diellit në Kerelardo më bëri të shoh diellin tim. Andaj, kontribuesit më të mëdhenj të kohërave i bashkonte vetëm një pikë përsosjeje: ‘’Vetmi gjeniu’’.
E gjithë kjo skicë të vjen ndërmend ndërsa me varkë nisesh drejt ‘’Kalasë së Skënderbeut’’. Deti shijon më shumë se toka. Dhe ai e donte Adriatikun.
Do të ishte Kepi Rodonit vendi qe do të zgjidhte për të ndërtuar kalanë që do të mbante të njëjtin emër. Ishin vitet 1451-1452.
Ndërsa punimet plotësuese në të u bënë më 1463. Thonë se qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje nga Skënderbeu ishte sigurimi i një daljeje komunikimi në bregdet, i cili kontrollohej nga Venecianët, të cilët gjithmonë e shikonin politikën e Skënderbeut me dyshim, në fakt.
Ndërkohë kalaja do të shfrytëzohej ndoshta edhe si stacion i fundit i Skënderbeut për t’u larguar drejt Italisë, në rastin e një sulmi fatal turk. Për këtë qëllim, në 22 janar 1462, në bisedimet e zhvilluara në Raguzë midis Ambasadorit të Skënderbeut, Andrea Gazuli, dhe Republikës Dalmate, Skënderbeu kërkoi ndihmë detare. Kjo gjë u sigurua në traktatin e 4 shkurtit 1462, ku Raguza në rast lufte do t’i vinte në shërbim Skënderbeut, limanët dhe flotën e saj për qëllime të luftës kundër turqve.
Kjo kala është quajtur si stacioni fundit i tij për t’u larguar drejt Italisë.
Por kjo Kala nuk ishte një Kala e mirëfilltë, por një fortifikim, i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 m, që shtrihej nga një breg i kepit në bregun tjetër. Ky mur shoqërohej me disa mure dhe një hendek që mbushej me ujë deti. Ndër ta, ai i Bastionit shoqërohej me një mur të dytë.
Sot shihen ende në rrënojat e tyre frengjitë e topave të dikurshëm, prej ku ti udhëton pas në kohë.
Pranë kështjellës së Kepit të Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike, të cilat kanë ekzistuar në këtë vend të vetmuar përpara se të ndërtohej kështjella. Të tilla manastire kanë qenë ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout, si dhe rrënojat e kishës së Shën Pjetrit, muret e së cilës janë të zhytyra në ujërat e Adriatikut! Vend i shenjtë për banorët.
Sipas legjendës, në Kishën e Shën Ndout, Mamica, motra e tij, kaloi një pjesë të jetës.
Ti mund të prekje aty gjithë historinë dhe ndoshta nëse nuk e njeh ende mund të prezantoheshe me qoshet e kësaj paqeje në trajtë kalaje. Kala e cila mban emrin Redon në mitologji, Hyj i detit!
Por më 2017 kjo qetësi shkelje kishte dhe zona mbytëse. Pse? Sepse guroret e përziera me erë të ndotur të transferonin ngazëllimin në një barakë.
Barakë të braktisur!
Paskëtaj… kuptoje realitetin shqiptar ende të trishtë, në fakt. Pa respekt, në fakt, për Kalanë, Skënderbeun, madje as për barakën…
Gjithçka duket se është harruar. Tashmë kish mbetur veç një rrënojë e verbër. Një plakë e rrudhur, e thinjur dhe gjithë pluhur, e cila nuk sheh asnjë mbeturinë aty përdhe. As shishet e dhallës e as kanoçet e birrës, zarvavatet e kalbura dhe bishta të tërë cigaresh.
Është kaq e trishtë që krenaria e një Skënderbeu të endet aty pa përkrenare.
Sepse ai është aty akoma.
Çdo korrik.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix14 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar14 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar14 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport14 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar14 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet15 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix17 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix17 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix19 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook