Lidhu me ne

Kryesore

5 dëmet në shëndet që shkakton kondicioneri

air conditioner ile ilgili görsel sonucu
Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë. Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat. Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh. Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.
Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë për të mirat dhe të këqijat e tij. Kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga azma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht. Gjithashtu, kondicioneri than lagështirën dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë. Megjithatë problem është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes, në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.
Më poshtë do të gjeni pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.
1. Probleme me frymëmarrjen. Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrate nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteriesh dhe myku. Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen, përfshirë pneunominë, dhe inflamacion të theksuar të mushkërive. Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.
2. Lodhje dhe dhimbje koke. Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna. Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, që mos të keni ethe dhe mundohuni të dilni herë pas here në ajër të pastër, që temperatura e trupit tuaj të jetë më e balancuar.
3. Ndotje e ajrit. Njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme, veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por qarkullon ajër të ndenjur. Nëse në ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë, që të qarkullojë ajër i freskët.
4. Tharje e lëkurës. Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.
5. Vizita të shpeshta tek mjeku. Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor. Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix3 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske4 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore4 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet9 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook