Lidhu me ne

Radar

Të papunë? Hapat që ju sigurojnë punën e ardhshme  

Të papunë? Hapat që ju sigurojnë punën e ardhshme
Një listë me këshilla që nuk do pendoheni po t’i keni parasysh. Të gjithë ata që janë në kërkim të një pune, e dinë mjaft mirë se një përmbledhje me kualifikime të rëndësishme do t’u bëjë përshtypje përfaqësuesve të Burimeve Njerëzore. Sot, një dokument i thjeshtë në Word ku janë të listuara të gjitha arritjet tuaja mund të mos jetë mjaftueshëm për t’u rënë atyre në sy. Paraqitja e një përmbledhjeje është po aq e rëndësishme sa dhe përmbajtja e saj, veçanërisht kur aplikoni për role që kërkojnë kreativitet. Punëmarrësit, sot, duan të krijojnë një ide jo vetëm për aftësitë tuaja, por edhe për vëmendjen që u kushtoni detajeve në nivelin e kreativitetit.
Merru gjithmonë me një “punë”
“Të papunët që kërkojnë punë duhet të gjejnë diçka produktive për të bërë, ndërkohë që kërkojnë punë”,- thotë Abby Kohut, drejtues i një website-i. “Për shembull, ata mund të jenë vullnetarë për organizata bamirëse ose jofitimprurëse, ose të kërkojnë të punësohen për projekte të vogla. Disa punëkërkues punojnë si të pavarur, ndërkohë që të tjerët zgjedhin të punojnë në supermarketet e lagjes ose dyqane të vogla. Përveç përfitimeve financiare, këto punë ju mundësojnë krijimin e njohjeve, që mund të jenë të rëndësishme, ndërkohë që kërkoni një punë të mirëfilltë”.
Ji i hapur ndaj çdo pyetjeje
Shumë persona kanë pjesë të historikut të tyre të punësimit, për të cilat nuk ndihen shumë krenarë, por duhet t’i mbajnë në CV për efektin e vazhdimësisë së punësimit. Nëse një punëdhënës ju pyet për një punë në të cilën nuk keni pasur një eksperiencë shumë pozitive, gjëja më e keqe që mund të bëni është të gënjeni ose t’i shmangeni bisedës. Por, mos harroni se një intervistues i mirë e dallon menjëherë nëse ju po tregoheni të sinqertë për eksperiencat e mëparshme të punës ose për interesin që keni në punën për të cilën po aplikoni.
Gati për pyetjet e shpejta
Pyetjet standarde, ato të cilat hera-herës janë bërë edhe të bezdisshme: “Më fol për veten” apo “Cila është dobësia jote më e madhe?” mund të shfaqen gjithmonë gjatë intervistës së punës. Por sot, menaxherët e punësimit po orientohen gjithmonë e më shumë tek pyetjet e shpejta të momentit, ndaj të cilave çdo kandidat nuk mund të japë një përgjigje të gatshme. Por pyetjet mund të jenë edhe “Si do të reagonit ju në një rast të tillë?”. Punëkërkuesit mund të praktikohen për këto lloj pyetjesh, megjithatë një intervistues i vendosur mund të gjejë një mënyrë tjetër për të mbledhur sa më shumë informacion mbi kandidatin.
Trego dinjitetin tënd
Shfaqja e personalitetit, sigurisht në masën e duhur, nuk bën keq, përkundrazi. Të sillesh familjar apo të bësh shaka tek-tuk me punëdhënësit e mundshëm gjatë intervistës nuk është ide shumë e mirë. Gjatë intervistave, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të tregosh personalitetin, sepse krahas arritjeve dhe aftësive tuaja, punëmarrësit duan të dinë edhe nëse ju përshtateni me kulturën e kompanisë, por edhe me punonjësit ekzistues.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix3 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix3 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix3 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix3 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix3 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix3 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet3 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook