Lidhu me ne

Letersi

Shprehja

mario benedetti ile ilgili görsel sonucu

Shprehja – Mario Benedetti

Milton Estomba qe fëmijë i mahnitshëm. Sa mbushi shtatë vjeç, ishte në gjendje të luante Sonatën nr. 3 opus 5 të Brahmsit, kurse në moshën njëmbëdhjetëvjeçare u brohorit me entuziazëm e miratim të njëzëshëm gjatë një vargu koncertesh që dha në kryeqytetet kryesore të Amerikës dhe të Europës.
Kur u bë njëzet vjeç, te pianisti i ri u vu re një ndryshim i dukshëm. Kishte nisur të merrej shumë me lëvizjet e fryra, me shndërrimin e fytyrës, ngërthimin e vetullave, me sytë gjysmë të mbyllur dhe efekte të tjera. Të gjitha këto ai i quante “shprehja ime”.
Pak nga pak Estomba u bë specialist i këtyre “shprehjeve”. Një e përdorte për të luajtur “Patetikën”, një tjetër për “Vajzat në kopsht”, një të tretë për “Polonezen”. Para çdo koncerti bënte prova para pasqyrës; publiku, i rrëmbyer nga loja e tij, i quante të vetvetishme ato shprehje dhe e priste me duartrokitje të stuhishme me thirrjet “Të lumtë!” dhe përplasje këmbësh.
Simptoma e parë shqetësuese u shfaq gjatë recitalit të një të shtune. Publiku vuri re diçka të çuditshme dhe një grimë habie u ndërfut në mes duartrokitjeve. Kishte ndodhur që Estomboja e kishte luajtur “Katedralen e mbytur” me “shprehjen” e “Marshit turk”.
Katastrofa ndodhi gjashtë muaj më vonë dhe mjekët e quajtën amnezi hapësinore. Kjo hapësirë lidhej me repertorin. Gjatë njëzet e katër orëve Milton Estomboja i harroi përgjithmonë të gjitha nokturnet, preludet e sonatat që kishte pasur më parë në repertorin e tij të gjerë.
Çudia e madhe ishte se ai nuk kishte harruar asnjë nga lëvizjet e fryra dhe efektet që shoqëronin çdo interpretim të tij. Që atëherë ai nuk mundi më të japë asnjë koncert në piano, po i kishte mbetur diçka për t’u ngushëlluar.
Edhe tani, në mbrëmjet e së shtunës, miqtë e tij besnikë shkojnë në shtëpi për të marrë pjesë në recitalet e “shprehjeve” të tij. Në mes tyre zotëron mendimi i përgjithshëmm se kryevepra e tij është “Appassionata”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal10 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix11 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar11 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix11 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix11 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar11 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar11 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar12 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar12 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore12 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook