Portali Syri.net me profil të djathtë politik dhe një nga mediat online më të ndjekura në Shqipëri ka bërë një sondazh mbi zgjedhjet e zhvilluara më 22 korrik brenda Partisë Demokratike për kreun e ri.
Sondazhi i zhvilluar në portalin Syri.net iu drejtohet qytetarëve me pyetjen: A besoni se gara në PD ishte e ndershme?
Rreth 55% e qytetarëve janë kundër këtij mendimi dhe vlerësojnë se gara ishte e manipuluar dhe e pavërtetë.
Sondazhi po zhvillohet prej 4 ditësh dhe kanë votuar rreth 2 mijë persona në web, ku mbi 1 mijë prej tyre e shohin të manipuluar dhe jo të ndershme garën në PD. Ndërkohë, 7.2% e qytetarëve nuk e dinë dhe vetëm 37% mendojnë se gara në PD ishte e ndershme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu