Ishte përfolur prej disa vitesh, por kartoni portokalli në futboll mund të bëhet realitet. Ai do të shërbejë për të ndëshkuar faullet dhe ndërhyrjet e ashpra gjatë ndeshjeve, për të cilat kartoni i kuq mund të jetë i tepërt.
Nëse një lojtar do të ndëshkohet me karton portokalli, atëherë do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për 10 minuta. Për herë të parë në botën e futbollit duket se e ka aprovuar Federata Angleze e Futbollit, që do t’i japë jetë këtij rregulli të ri.
Duke nisur nga kategoria e shtatë, do të provohet ky rregull i ri dhe në rast se do të jetë eksperiment i suksesshëm, atëherë do të nisë të provohet edhe në kampionatet e tjera.
“Është një mundësi fantastike për të gjithë dhe mendoj që do të ndryshohet përgjithmonë futbolli. Me kartonin portokalli mund të zhduken edhe gabimet e shumta arbitrale dhe vendimet që ndikojnë në rezultatin e ndeshjes”, tha përgjegjësi i arbitrave në Angli, Mark Ivs.
/panoramasport/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu