E marta pritet të jetë dita e tij… Mark Iuliano do të emërohet si trajneri i ri i Partizanit, një emër që pa dyshim nuk harrohet lehtë nga tifozët e Juventusit, por mbi të gjithë nga ata të Interit. Ndoshta nuk është ndër ata trajnerë me eksperiencë, duke qenë se ai ka stërvitur vetëm Latinën në Serinë B, për 33 ndeshje, ndërsa sivjet u emërua në krye të skuadrës së Komos, por pasi nuk u pagua garancia që klubi të mbijetonte në Lega Pro dhe federata e hodhi në Serinë D, ai ndërpreu kontratën e firmosur.
Gjithsesi, një si Mark Iuliano pritet të sjellë eksperiencë prej fituesi te “demat”, sepse si futbollist ka një palmares për t’u admiruar, 4 tituj kampion, 3 Superkupa Italie, 1 Superkupë Europë, 1 Kupë Interkontinentale dhe 1 Kupë Intertoto, të gjitha me fanellën e Juventusit, nga viti 1996 deri në janar të 2005-ës. Por në të njëjtën kohë, ai do të sjellë në Shqipëri dhe një pjesë të historisë së Serisë A, sepse në të mirë e në të keq, ai është shndërruar në një të pavdekshëm, në një personazh të paharrueshëm dhe i tillë do të mbetet. Këtë ia ka lejuar një ndeshje e famshme e 26 prillit 1998.
Në stadiumin “Delle Alpi” luhej Juventus-Inter, një duel që vlente titullin kampion, por pas golit të Del Pieros pas 21 minutash në pjesën e parë, ishte episodi i minutës së 69-të, i cili ka ndalur kohën që atëherë dhe ndezi rivalitetin e ashpër mes juventinëve dhe interistëve. Ronaldo hyn në zonë dhe Iuliano nuk hap rrugë, por rrëzon brazilianin dhe të gjithë kërkojnë 11-metërsh, që nuk akordohet. Që atëherë, konkretisht prej 19 vitesh, përplasja Ronaldo-Iuliano u bë e pavdekshme dhe ende sot në Itali vazhdon të ekzistojë dilema: “Ishte apo jo penallti në favor të Interit”. Për këtë episod, edhe vetë ai që pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Partizanit nuk di të japë një përgjigje konkrete, por e merr me sportivitet, në deklaratat e ndryshme që ka dhënë: “Edhe unë i bëj vetes të njëjtën pyetje prej gati dy dekadash. Ndërsa të tjerët nuk rreshtin së ma bëri sa herë që më kanë përballë, kudo… Në supermaket, në bankë, te dentisti… Madje, një herë, teksa isha duke urinuar në një nga banjat e aeroportit, njëri më pa që hyra dhe nuk u step, përkundrazi, mua afrua dhe pyeti: ‘Ishte apo jo penallti?’. Në një aksion aq të shpejtë pak do të kishin vërshëllyer për penallti. Unë kurrsesi jo, sepse jam një tifoz i Juves. Askush nuk kujton asgjë tjetër, aq që një sezon më parë shënova golin vendimtar që na dha titullin në ndeshjen me Atalantën. Mbetëm vetëm unë, Ronaldo dhe përsëritja e atij aksioni. Le të themi që më ka bërë të pavdekshëm”, deklaronte Iuliano.
PROBLEMET ME KOKAINËN
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu