E ku ka më mirë se sa shoqërimi i temperaturavë të larta me një akullore? (Ose dy…) Favorit i verës, ky produkt konsumohet pa masë në këtë sezon, duke bërë që pikat e shitjes e prodhimit të tyre të gjenden në shumë zona të qytetit.
Shijet janë të shumëllojshme, edhe pse duhet theksuar se variojnë në bazë të vendit ku ndodhesh. Shqipëria nuk shquhet për larmishmëri shijesh, ndërsa Italia është vendi ideal për akullore-dashësit. Amerika ofron shije të përziera, të llojit çokollatë me marshmallow, e pak a shumë e njejta gjë ndodh në të gjithë botën. Por, a jeni në dijeni mbi shijet më të preferuara të akulloreve sot për sot? Nëse jo, hidhini një sy listës së mëposhtme:
1. Vanilje
2. Çokollatë
3. Luleshtrydhe
4. Pjepër
5. Biskotë
6. Qershi
7. Lajthi
8. Kafe
9. Arë kokosi
10. Yogurt
Cila është e preferuara juaj?