Kryesore
Në kërkim të autorit të batutës, nuk pranon të identifikohet
Astrit Patozi është një ndër kundërshtarët e hapur të Lulzim Bashës dhe bashkë me disa personalitete të tjera të PD-së kanë nisur një tur takimesh për të kërkuar nga demokratët që të shtyhen zgjedhjet për kryetarin.
Ja çfarë shkruan Astrit Patozi:
Sot hëngra drekë me autorin e batutës së djeshme. Jo për atë shkak, por se ashtu qëlloi dhe na u përputhen “agjendat”.
Përfitova nga rasti dhe e pyeta, nëse mund ta bëja publik emrin e tij, tani që rezultoi se gjetja ishte e suksesshme
“Kam pasur kërkesa të pafundme nga anëtarë dhe figura të Partisë Demokratike, që janë kuriozë të dinë se kush ishte autori i batutës”, i thashë unë.
Por ma preu shkurt: “Ore, të mos merren për të më gjetur mua ata, se nuk ka rëndësi fare, por të gjejnë njeriun që fiton garën me partitë e tjera, se ai është hall.”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu