Ka disa fraza që çmendin këdo me të cilin ju flisni. Kjo pasi ju ose ata tregohen indiferentë për ndjenjat tuaja. Mund të duken fraza aspak ofenduese, por që “çmendin” personin me të cilin po flisni. Se për cilat këto fraza po flasim, mund t’i lexoni më poshtë.
1.Të thashë, e dija
Kjo shprehje që na e thonë shpesh, sidomos prindërit mund të na acarojë paksa. Apo jo?
2.Okay
Në mes të një diskutimi, personi me të cilin po flisni e mbyll bisedën vetëm me një okay? A ka gjë më acaruese?
3.Më fal që po ta them këtë, por?
Tek vajzat ndodh kjo më shumë, kur diçka nuk shkon tek veshja e tyre, kjo është mënyra sesi shoqja ose dikush tjetër e kritikon. Mund të jetë për mirë, por të ngre nervat.
4. Nuk je i interesuar/Nuk do e kuptoje
Është ofenduese ndonjëherë kur të thonë, se nuk do të tregojnë diçka pasi nuk do e kuptonim? Mos na dinë gjë për injorant kur na e thonë këtë frazë?
5. Qetësohu
Nuk ka gjë më acaruese kur në mes të një debati të fortë të thonë të qetësohesh.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu