Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili është edhe drejtues i Lëvizjes për Ringritjen e PD ka publikuar edhe njëherë batutën, “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”.
Gjithashtu Patozi ka sqaruar se edhe arsyen se pse nuk e thotë autorin e kësaj batute.
Postimi i plotë i Astrit Patozi:
PSE NUK E TREGOJ AUTORIN E BATUTËS
Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp: “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”
Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t’i pëlqejë. Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu