Lidhu me ne

Kryesore

Anketa, 50% e të rinjve grekë jetojnë me paratë e prindërve  

Një anketë mbi punesimin e të rinjve në Greqi arriti në përfundime interesante sa i takon situatës së tyre ekonomike dhe perspektivës për të ardhmen.  Kështu gjysma e të rinjve grekë të moshës 18-35 vjeç thonë se mbështeten financiarisht nga prindërit ose të afërmit e tjerë. Janë 48% e të rinjve që pranojnë se kanë si burim financiar të ardhurash prindërit apo të afërmit.
Vetëm 15% e të rinjve të papunë deklarojnë se kanë gjasa për të gjetur një punë në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa 41% e tyre janë të gatshëm për të emigruar dhe gjetur punë në një vend tjetër. Ndërkohë, të rinjtë grekë janë më pak të gatshëm se prindërit e tyre të ndërmarrin rreziqe, besojnë më pak tek institucionet, marrin pjesë më pak në veprimet kolektive dhe kanë një qëndrim më pasiv ndaj punës dhe të ardhmes së tyre. 38% e të rinjve jetojnë në Athinë, 66% e tyre janë të lirë, ndërsa vetëm 22% kanë fëmijë.
Interesant është edhe profili i tyre politik. Të rinjtë grekë janë më shumë të orientuar majtas dhe më pak fetarë (31% vs 54%) se sa prindërit e tyre. Ata janë pak më mirë të arsimuar se ata, por paradoksalisht janë më pak të përfshirë në veprime vullnetare apo kolektive sesa prindërit e tyre (me përjashtim të veprimeve politike), u besojnë më pak institucioneve dhe marrin pjesë më pak në ngjarjet kulturore (43% kundrejt 57%) .
http://www.kathimerini.gr/918733/gallery/epikairothta/ellada/to-50-twn-n…
 
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix23 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix23 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix23 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar23 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix24 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook