Lidhu me ne

Kryesore

Reflekton Selami: Gara jo e barabartë, njëri bën fushatë me eskortë, unë me shofer që nuk di as rrugët

Reflekton Selami: Gara jo e barabartë, njëri bën fushatë me eskortë, unë me shofer që nuk di as rrugët

Në bashkëbisedimet me demokratët e Durrësit, Shijakut, Rrogozhinës dhe Fierit, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami, bëri thirrje për bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë, duke theksuar se përçarja nuk ndihmon në ringritje.
Kundërshtari politik, tha Selami, po e shijon këtë fazë, por me mua u shpreh ai, Partia Demokratike, do të ringrihet dhe rifitojë demokratët, elitën dhe shtresat e djathta.
“Dalim nga strukturat dhe përcahemi. Kundërshtarët tanë po e shijonë këtë, edhe ato “miq” mezi presin të na shohin përtokë, por ne të gjithë sëbashku nuk do ia japim këtë shanc. Do të dalim më të fortë nga kjo garë, duke thënë disa të verteta që duhej të ishin thënë me kohë, jo duke folur në mënyrë personale jo duke hedhur njëri-tjetrin, jo në mënyrë përjashtuese”, tha Selami.
Problemi më i madh në Partinë Demokratike thotë Selami, është prishja e rregullave të lojës. Kur ai të jetë kryetar angazhohet të bëjë një analizë të thellë për të rikthyer funksionimin e bazës.
“Rregullat e lojës janë prishur, në strukturë dhe në funksionim. Unë këtë quaj pikën më të dobët tonën. Prandaj ju them se nëse me 22 korrik nënshkruajmë një kontratë sëbashku, dhe jam besim plotë që do të ndodhë sepse modeli që ofroi është bashkëkohorë dhe fitues. Do fillojmë një analizë nga e para në seksion dhe grupseksion për ti rikthyer në funksionim , duke futur konkurrencën, meritokracinë. Ju do të zgjidhni kush do t’iu përfaqësoi në nivel qendrorë dhe lokal”, tha Selami.
Selami konfirmoi shqetësimin për pabarazinë e garës dhe u angazhua se PD, do të ketë në statut nenin që kryetari në rast humbje të dorëhiqet.
“Gara nuk është e përsosur. Hajde të fusim një nen në statut për herët e tjera që nëse kryetari i Partisë nuk fiton, jep dorëheqje dhe nuk kandidon atë radhë për kryetare partie, që të shmangen këto gjëra. Nuk mund të jetë njëri me këpucë, tjetri zbath, njëri kryetarë në detyrë me skortë, ndërsa unë me një shofer që nuk din rrugët”, tha Selami.
Rinia është në qendër të projektit të Selamit, ndërsa tha se kërkohet një qasje e re për motivimin e tyre pasi siç u shpreh ai, kanë humbur shpresën te Partia Demokratike. 
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix5 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix5 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix6 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar6 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix7 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar7 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix7 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix7 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar7 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook