Rinumërimi provon prekjen e votave: PDIU i afrohet mandatit
Ka nisur rinumërimi i 64 kutive të Tiranës të kontestuara nga PDIU dhe PS.
Nga rinumërimi i 18 kutive është faktuar tjetërsimi i votave.
PDIU ka arritur arritur të rikuperojë 16 vota.
41 kuti janë ankimuar nga PDIU të cilët pretendojnë mandatin e kryetarit të kësaj force politike, ndërsa PS ka dyshime për 23 kuti në të cilat sipas tyre, i janë shtuar vota partisë së Idrizit.
KQZ vendosi dje që sot të rinumëroheshin kutitë e Tiranës të cilat do të përcaktojnë nëse mandati i 34 në kryeqytet i përket Shpëtim Idrizit apo do t’i mbetet PS.
Që kreu i PDIU Shpëtim Idrizi të hyjë në Parlament, i duhen 37 vota shtesë mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Në zgjedhjet e 25 Qershorit, PS ka marrë 200.517 vota (18 mandate) në qarkun e Tiranës kurse PDIU 12.434 vota (0 mandate).
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu