Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, në fund të vitit 2016, numri i automjeteve për 1.000 banorë në Shqipëri ishte 138.4.
Mesatarja e BE-së, sipas Eurostat (që i referohet vitit 2015), është 497 makina për 1.000 banorë.
Në Shqipëri, në vitin 2016 ishin të regjistruara 563.106 mjete rrugore, por një pjesë e madhe e tyre janë jashtë funksionit, ndërsa procedurën e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave të përcaktuara me ligj, e kanë kryer gjithsej 401.499 mjete rrugore.
Mbi 95% e veturave në treg blihen të përdorura. Sipas INSTAT-it, në Shqipëri importohen mesatarisht 30-40 mijë makina në vit, ku rekordin e ka shënuar 2013-a, me rreth 44 mijë të tilla.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu