Lidhu me ne

Aktualitet

Kryeministri ‘vjedh’ modelin e Qytetarit Dixhital

Kryeministri Edi Rama poston sot në selinë virtuale të qeverisë shqiptre – në Facebook – një listë me 100 emra nëpunësish dhe pjesëtarësh të sistemit të drejtësisë, të cilët akuzohen nga komentuesit online se kanë shkelur ligjin ose kanë marrë rryshfet. Eksperienca negative – kështu i klasifikon Rama këta persona që sot shohin emrin t’u shfaqet në një faqe vetëm pse dikush ka shkruar një koment.
Mbetet për t’u parë se çfarë ndodh tani me këta njerëz, por duhet kujtuar se vendi i punës, emërimi dhe shkarkimi, rregullohet me ligj. Ankesat në këtë mënyrë siç provokon kryeministri provojnë ndër të tjera dështimin e plotë të linjës hierarkike në administratë për të reaguar, duke i lënë kreut të qeverisë këtë mundësi që është shumë arbitrare.
Kryeministri shkel qysh tani prezumimin e pafajësisë për personat që akuzohen në tym online, pasi dalja e emrit në Facebook implikon “regjistrimin” e akuzës dhe fajësinë publike. Ndërkohë që njerëzit kanë dinjitetin e tyre dhe fajësinë ose jo ua provon tjetër kush. Qysh tani, në një shtet normal, personat në fjalë mund të hedhin në gjyq kryeministrin që i përflet në këtë mënyrë, pa folur këtu për faktin se praktika në fjalë, nuk është asgjë më shumë sesa një imitim dhe vjedhje e praktikës së Qytetarit Dixhital të Sali Berishës. Duket se Edi Rama e ka vuajtur shumë denoncimin e qytetarit dixhital saqë po mendon ta neutralizojë në këtë formë. Kjo vetëm qeverisje nuk është.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook