Eduard Selami ka vijuar turin e takimeve me demokratët në Tepelenë, Gjirokastër dhe Këlcyrë, ndërsa i ka kërkuar Lulzim Bashës, të shprehet qartë kundër një koalicioni të mundshëm me Partinë Socialiste dhe të tërheqë menjëherë ministrat teknikë. Nëse vazhdohet të luhet me dy porta, dhe shikohet nga LSI dhe nga PS, thekson Selami, humbja do të thellohet edhe me shumë.
“Unë nuk e kuptoj pse duhet të rrinë ministrat tanë në qeveri. Bashës, ia kam thënë dhe do ja them prapë, tërhiqi ministrat nga qeveria. Prano që ne nuk bëjmë koalicion qeveritar me Partinë Socialiste. Demokratët nuk duan një koalicion me PS” – tha Selami.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu