Barcelona ka bërë të ditur të mërkurën se ka gjetur akordin me sulmuesin argjentinas, Lionel Messi, për zgjatjen e kontratës së tij deri në 30 qershor 2021.
“Akordi do të formalizohet në javet e ardhshme”, kur pesë herë fituesi i Topit të Artë, aktualisht me pushime pas martesës së tij me 30 qershor, do të rikthehet për të nisur stërvitjen me klubin katalan, bëri të ditur klubi i Barcelonës.
Sipas shtypit sportiv spanjol, kontrata e argjentinasit 30-vjeçar, shënuesi më i mirë në historinë e FC Barcelones, ka si opsion edhe një vit suplementar.
Kontrata e mëparshme e Messit me FC Barcelonen ishte deri në qershor 2018.
Asnje detaj për shumën e kontratës nuk është dhënë, por sipas gazetes “Marca”, “klauzola e zgjidhjes së kontratës është fiksuar në 300 milionë euro”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu