Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria e Re që shpallet çdo 4 vjet, por nuk erdhi ndonjëherë*

Armand Plaka
Viva la nuova Albania! Pikërisht kështu thuhet në një parullë shkruar në muret e një shkolle në Tiranë, ndërsa nxënëset e saj realizojnë një numër harmonik me patina e mbajnë veshur një uniformë, çka për kohën konsiderohej një stil modern, por njëkohësisht tashmë edhe shumë i përhapur në radhët e rinisë fashiste, “balila”-ve në Itali e Shqipëri.
Ishte viti 1941 dhe dukej se planet e italianëve për Shqipërinë e shqiptarët, kishin marrë udhë e tashmë vendi i vogël, ishte bërë pjesë vitale e Perandorisë së re Romake, shtrirë në brigjet e “Mare Nostrum”.
Por ajo që më shkoi ndërmend menjëherë sapo i pashë (mua më rezultojnë për herë të parë), si pjesë e fondit mbi Shqipërinë i koleksionit të pasur fotografik të Institutit LUCE në Romë, është fakti se sa herë është dashur që ky vend t’ia nisë nga e para, të nisë në dukje një jetë të re e në çdo rast t’a quante atë “Shqipëria e re”, duke hedhur pas krahëve e të zeronte çdo gjë që ishte përjetuar deri në atë çast, paçka se ato përbënin kontribute modeste, por shumë të mundimshme, të vetë atyre njerëzve, në mos prindërve e gjyshërve të tyre.
A nuk ndodhi kështu kur u shpall pavarësia? Apo kur erdhi Princ Vidi? Po kur u shpall monarkia? Po kur në pushtet erdhën komunistët, e “Shqipëria e Re” madje vijonte të quhej e tillë, paradoksalisht deri kur regjimi po përpëlitej për mbijetesë, ndërsa populli lutej që ajo “e reja” të bëhej një orë e më parë “e vjetër”.

“Rilindja”, apo “Republika e re”, janë terma simetrikë që si eufemizma ndaj “Shqipërisë së Re”, na i solli në mënyrë më të sofistikuar kjo kohë, ndërsa në çdo katër vjet kemi përjetuar teorikisht nga një “Shqipëri të re”, mbushur me premtime e bilance, duke na bërë të besojmë vërtetë se çdo mandat qeverisës është një revolucion më vehte

Ndoshta shqiptarët ka ardhur koha që të mos përjetojnë më revolucione, por evolucion në mentalitet, praktikë jetësore e shtetformuese, derisa “Shqipëria e re” të vijë natyrshëm, si pasojë e respektimit të rregullave të lojës, punës e kontributeve të brezave, dhe e jo e nihilizimit dhe mosvlerësimit, përjashtimit dhe trumbetimit të pavlerë të çdo metri katror që shtrohet me pllaka apo me asfalt, larg anatemizmit dhe njollosjes që po na çojnë të gjithëve në qorrsokak.
Vetëm kështu do të ecim përpara e nuk do ta përjetojmë “Shqipërinë e re”, duke kthyer sytë mbrapa e uruar që si dikur, “e reja” të bëhet një orë e më parë “e vjetër”.

*Titulli origjinal: Rroftë Shqipëria e Re!

Gazeta “Shqip”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vuani nga gastriti? 5 ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë!

Gastriti është një nga problemet më të zakonshme të stomakut, që prek mijëra njerëz çdo vit. Djegia, dhimbjet dhe shqetësimet...

Sport1 ditë më herët

Mourinho kthehet të punojë aty ku nisi karrierën

Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Benfica. Klubi portugez shkarkoi trajnerin Bruno Lage pas humbjes së papritur...

Radar1 ditë më herët

FOTO HISTORIKE/ Në vjeshtën e vitit 1990 në Shkodër, ditët e fundit të regjimit komunist

Foto i përket qendrës së Shkodrës, në një ditë me shi, në vjeshtën e vitit 1990, që përkon me muajt...

Mix1 ditë më herët

Çfarë është Nag Paradox, arsyeja pse disa çifte ndahen

Marrëdhëniet në çift shpesh janë të ndërlikuara për t’u menaxhuar dhe jo gjithmonë ekziston ndjenja e bashkëpunimit mes partnerëve. Jo...

Mix1 ditë më herët

Pse kafeja shkakton ankth tek disa njerëz

Për shumë njerëz, kafeja është burim energjie, një pushim i këndshëm ose një mënyrë për të krijuar një lidhje shoqërore....

Mix1 ditë më herët

Lamborghini zbarkon në det, prezanton skuterin revolucionar SEABOB SE63

Lamborghini dhe Cayago kanë bashkuar forcat për të sjellë një risi të pazakontë në botën e mjeteve ujore: skuterin më...

Mix1 ditë më herët

Pas 21 vitesh, Winx Club vjen sërish në ekran, Netflix konfirmon premierën!

Pas më shumë se dy dekadash nga debutimi i saj, seria ikonike vizatimore Winx Club po rikthehet në ekran, këtë herë në...

Kioske2 ditë më herët

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin dhe la një mesazh për ne …

 “Nderi i Kombit” Reshat Arbana, teksa festoi 85-vjetorin e lindjes, mes emocionesh, kujtimesh dhe lotësh, përcolli mesazhe të forta për...

Temporal2 ditë më herët

Nepali, laboratori i politikës së re

Klajdi Logu* Revolta e ditëve të fundit në Nepal nuk është thjesht episod i një qeverie të rrëzuar. Është simptomë...

Mix2 ditë më herët

Komentoi dasmën e ish-it, Eva Murati: “Rashë në kurth!”

Dasma e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topallika qenë në një nga temat më të...

Facebook