Fjalori i Lulzim Bashës dje gjatë protestës në bulevard ngjan shumë me atë që atij po i kërkojnë kundërshtarët e vet në PD.Podiumi.com ka gjëtur në arkiv një flalim të kreut të PD në çadër në 18 prill, ku ai i kërkon kundërshtarit të njëjtat gjëra që i kërkohen aij tani nga anëtarët e partisë së vet. Lxojini dhe mos u çudisni:“Rama refuzon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ka frikë të largohet nga karrigia e pushtetit, sepse me të ka lidhur fatin e tij politik. Ka frikë të dalë para popullit. Dil para popullit jo si kryeministër dhe garo. Liroje pra karrigen t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Por e vërteta është se Ramës nuk i mjafton të dalë në kushte të barabarta të garës, nuk i mjafton as Meta. Rama del në garë vetëm kur është i lidhur me fije të dukshme e të paduskhme me krimin, drogën, korrupsionin, ndaj nuk e lëshon karrigen e tij, sepse po e lëshoi ndihet inferior para shqiptarëve dhe ka frikë para tyre”, – u shpeh atëhere Basha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu