Lidhu me ne

Kryesore

A po përdoret Rama në garën në PD?

Nga Mero Baze
Nga Mero Baze/A po përdoret Rama në garën në PD?
Lulzim Basha i dha të drejtë vetes të “shkrinte” 5 minuta nga gjendja në të cilën është vetëmbyllur, për të bërë një deklaratë opozitare të nivelit lokal. Nuk do t’ia vlente as të citonim, përmbajtjen e saj, por është interesante, pasi është e vetmja deklaratë opozitare e Bashës nga 17 Maji, kur ka përfunduar Marrëveshjen e jetës me Edi Ramën.
Prej atëhere të gjithë e kemi parë Lulzim Bashën të ketë një gjuhë të drunjtë kundrejt Kryeministrit, të stopojë thirrjet e militantëve që donin ta quanin “Edi droga” ose “Noriega”, siç e do Doktori, dhe akoma më shumë e kemi parë atë të painteresuar për humbjen katastrofike të PD, por të vëmendshëm për mbijetesën e tij në PD.
Pra “shkrirja” e tij pesëminutëshe ditën e sotme, është interesante, vetëm si gjest, jo si përmbajtje. Vlen si gjest, pasi me sa duket Lulzim Basha e paska kuptuar se ka nevojë të sillet opozitar në nivel lokal, kundër PS. Pra të sulmojë kryetarin e Bashkisë.
Më tej me sa duket ka problem.
Dhe problemi qëndron tek fakti se tani e tutje, ai e ka bazuar mbijetesën e tij në politikë, jo më vetëm tek Sali Berisha, por edhe tek Edi Rama.
Sali Berisha i duhet brenda mureve të Partisë Demokratike për t’u treguar vendin kundërshtarëve, dhe për ta lënë atë sërisht në krye të partisë. Edi Rama i duhet për të krijuar idenë, se ai nuk do ta lërë PD jashtë pushtetit, dhe se do të vazhdojë të ketë një partneritet me të.
Debati mbi ministrat teknikë që nuk po largohen dhe fakti që Edi Rama nuk shprehet nëse do të jetë ose jo PD pjesë e bashkëpunimit të tij në të ardhmen, është një mënyrë për të mbajtur të hapur idenë e bashkëqeverisjes, derisa Lulzim Basha të mbarojë punët brenda PD. Kjo është e qartë, edhe pse është e panevojshme. Por frikacakët zakonisht i marin të gjitha masat për të qenë të sigurtë.
Por ajo që është e patolerueshme, është fakti që Basha është katandisur si opozitar, që të ketë leje për të sulmuar deri tek niveli i Erion Veliajt. Ndoshta dhe Vangjush Dakon dhe ndonjë bashkiak tjetër mund ta sulmojë. Më tej jo.
Kjo në të vërtetë është drama reale e asaj që po ndodh me opozitën dhe fatit të tyre të keq, që duhet të zgjedhin të mbrojnë Lulzim Bashën në një garë farsë brenda PD, ku sytë janë të drejtuar nga Edi Rama. Edhe pesë minuta që u “shkri” nga statusi që i ka vetëcaktuar vetes, ai i përdori për të treguar që është në opozitë, por me Erion Veliajn. A thua se tani problem i PD është krahasimi i planit rregullues të Tiranës së kohës Lulit me kohën e Veliajt dhe jo fakti që ajo parti nuk ka më shpresë të ringrihet.
Dhe Edi Rama ka gjetur mos merret për mos t’i rënë më qafë. Ai këto ditë, nuk po flet as për qeveri, as për koalicione, por po bashkëbisedon me “popullin” nën moton “çdo populli, bën partia”, për mos t’i prishur punë, as ndonjë ideje, që Luli duhet të krijojë për bashkëpunim me të. Brenda PD po bëhet një fushatë qesharake, ku askush nuk flet për temat madhore, për aleancat strategjike të PD në të ardhmen, dmth për qëndrimin ndaj LSI , partive të tjera apo mundësisë së kaolicionit me PS. Askush nuk flet për konceptin që kanë për reformën e mundëshme kushtetuese, çfarë nënkupton ajo, ku ndahen palët dhe si mund të bëhet në bashkëpunim me PS. Askush nuk flet për reformën elektorale, e cila ka ndikim vendimtar për të ardhmen e PD në pushtet një ditë, për faktin nëse do ruajmë propocionalin, apo do kthehemi tek mazhoritari, do kemi “prim”, apo do kemi votë preferenciale, etj. Askush nuk flet për gjërat që duhet të ndryshojnë në PD dhe qëndrimin ndaj Berishës dhe trashëgimisë së tij, duke e bërë garën të duket si një garë kalamajsh që betohen se kush e do më shumë Berishën. E vetmja gjë që thuhet dhe diskutohet është fakti se si do manipulohen votat nga Luli dhe pse e ka ndarë Doktori kështu këtë punë. Kjo i shpjegon të gjitha, madje dhe gallatën me të cilën Edi Rama i mban iso këtij halli të Lulit./tema
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore3 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore8 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar8 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix8 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar8 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix8 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar9 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport9 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime9 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Facebook