Basha e përplasi autobusin, s’mund të marrë timonin
Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin “Kapital” në “Vizion Plus”, tha se Basha s’mund ta kthejë PD-në në një parti fituese.
“Zoti Basha e tregoi kapacitetin. Pasi e përplasi një autobus ai kërkon një të ri për ta përplasur sërish”, tha ai. Më tej Kulluri listoi tre opsione lidhur me të ardhmen e Bashës dhe PD-së.
Tre janë opsionet:
E para, të bëhet një garë e lirë, e ndershme. Ku kandidatët të kenë garancitë të anëtarësia dhe procesi i zgjedhjeve. Të fitojë garën një nga dy apo tre kandidatët.
Dy, ose do të shkojmë në një humbje tjetër. Basha nuk ka mundësi ta kthejë PD-në në nj parti fituese.
Një mundësi tjetër është që PD-ja artikulon, grupet e djathta dhe të bashkohet. Ky vend ka nevojë për një parti të djathtë, që në qasjen time është një parti e djathtë konservatore moderne”, shprehet ai
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu