Lidhu me ne

Aktualitet

Përse mbështes Lulzim Bashën?

Letra e një aktivisti demokrat: Përse mbështes Lulzim Bashën

Besmir Semanaj
Angazhimi im politik me Partinë Demokratike daton që ne vogëli në vitin 1996, me fushatën e parë ku im atë kandidonte dhe fitonte si kryetar bashkie në një qytet të vështirë. Ishte koha kur vota nuk blihej, por njerëzit vlerësonin personin, intelektin dhe moralin. Vij nga një familje, antarët e së cilës nuk kanë qenë asnjë herë pjesë e Partisë së Punës, dhe nuk i bënë lajka dhe poezi “kurvit”. Kam qenë dhe kam punuar për PD pa përjashtim në çdo fushatë. Në këmbim të kësaj nuk kam kërkuar dhe përfituar qoftë dhe një rrogë shteti. Kam zgjedhur të jem profesionist dhe i suksesshëm në profesionin tim dhe të ardhmen time mos ta lidh me politikën.
Nga ana tjetër, kam vendosur të merrem me politikë për të ardhmen e fëmijëve të mi që të kenë mundësi jetese, shkollimi, mirëqenie sociale, më shumë seç kemi ne sot.
Bëra një hyrje për vete, për t’u shpjeguar disa personave, që shohin si kontribues në PD vetëm ata që kafen e mëngjesit e pinë te Selia e PD, ngaqë në jetën e tyre nuk kanë punuar qoftë edhe një ditë; për ata që kane defiçencë intelektuale dhe mungesë të theksuar karakteri.
Megjithëse i djathtë dhe pjesë e PD, kam qenë nga ata që e kanë kritikuar z. Basha, si në zyrë në takim kokë më kokë, dhe në takim elektoral para 9 muajsh te Njësia 7. Kritika ime kishte vetëm 1 pikë që i kam qëndruar për vite me radhë. “Z. Basha çfarë do bëni ju për të rinjtë dhe te rejat, ekspertë në fushat e tyre, në mënyrë që të bëhen pjesë e PD, kur shumë prej tyre po pengohen dhe nuk po ju hapet rrugë që të shpalosin vlerat e tyre?”. I thashë dhe që pengesë në këtë rrugëtim janë njerëzit që ti i ke në krah, edhe momentalisht.
E gjitha salla ngeli dhe Basha nuk ktheu përgjigje. Përgjigjen e mora gjatë rezistencës 3 mujore në çadër dhe gjatë fushatës 1 mujore. Të rinjtë ishin ata që u vunë në ballë të punës dhe sakrifikuan nga koha dhe jeta e tyre për një Shqipëri më të mirë. Të rinjtë ishin ata që u desh të rikuperonin dhe votat që po sabotoheshin nga ish-drejtorë, ish-ministra, ish-tender përfitues, ‘mjelës’ të PD dhe zhvatës të Shqipërisë.
Kur demokratët e vërtetë kritikonin, ju lëpiheshit se donit te kishit emrin në listën e sigurt; kur demokratët kritikonin ju i quanit ‘blasfemistë’; kur ne kritikonim, ju nënqeshnit duke thënë ‘jeni të rinj dhe se kuptoni politikën’.
Të dashur demokratë: kur them të rinjtë e PD, nuk them 18- 20 vjeçarët, nuk them as 35 vjeçarët, por të gjithë ata që punuan me mish e me shpirt për Shqipërinë pa pasur qëllim xhepin, postin dhe përdorjen e njerëzve si skllevër politik.
Unë e mbështes zotin Basha për shumë arsye:
1.      Z. Basha diti të afrojë njerëzit e papërlyer dhe intelektualët.
2.      U bë shpresë për të varfërin dhe të shtypurin; dha siguri që administrata e nesërme e PD nuk do ju përplaste derën në fytyrë.
3.      Z. Basha diti të vendosë prioritete dhe ishte iniciator i shumë reformave.
4.      Z. Basha nuk i vlerësoi demokratët sipas numrit të selfie-ve, por sipas punës, përpjekjes dhe përkushtimit.
5.      Z. Basha ndërthuri historikun e partisë me të rene dhe risinë.
6.      Z. Basha ka një program partie, program ekonomie, program për ndryshimin e kodit dhe sjelljen e Partisë Demokratike në pushtet.
7.      Z. Basha ka mbështetjen e demokratëve të thjeshtë dhe kjo tregon çdo gjë.
Ju që kërkuat dorëheqjen e tij në kulmin e fushatës, dhe nuk pritët të mbaronte as numërimi i votave, nuk keni të drejtë morale as të kërkoni llogari. Si mund të kërkojë llogari një person që, kur të gjithë ishim në fushatë bënte pushimet në vende ekzotike? Si mund të kërkojë llogari një “ish” ministër, tani drejtor që vjen me makinë 100 mije euro dhe më thotë ‘çuni je i vogël për këto gjera’? Si mund të kërkojnë llogari ata persona që gjatë një muaji fushate punuan kundër, sabotuan, nuk lanë gjë pa thënë, sepse pas 27 vitesh në karrike nuk e imagjinonin që mund të kish të tjerë që do i zëvendësonin.
Mos harroni pse humbëm në 2013; mos harroni si e tradhtuat Berishën; mos harroni prepotencën dhe votën kundër që mori PD! Mos harroni që, dhe sot pas 4 vitesh, po lajmë gjynahet tuaja. Dje tradhtuat Berishën, liderin historik të PD, sot si çakej doni të shqyeni shpresën e mijra demokratëve./Politiko.al

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook