Lidhu me ne

Kryesore

Pa lidhje!

Pa lidhje! – Nga Ardit Haxhija

Zhvillimet me te fundit politike ne vend konfirmuan dhe njehere se NE nuk shkeputemi dot nga politike-berja. Deri para disa vitesh shihej si nje mungese e prinderve tane, ndersa tani shihet si nje tepri e brezit te ri. Deri diku e justifikoj deshiren e gjyshit apo dhe te babit per te thene ate qe shume vite me rradhe as neper mend nuk e conte nga frika se mund te kishte nje spiun te fshehur ne nje cep te kokes qe mund ta pergjonte. Ndoshta me pak, arrij deri diku te justifikoj dhe brezin tim i lindur ne fundvitet 80. Dashje pa dashje u rritem si tifoze te lirise. Perjetimet e prinderve tane ishin aq te fresketa saqe na ngjante vetja si ekip qe sapo kishte fituar titullin kampion. Gezoheshim pa mase kur prinderit na shihnin si femija qe nuk kishin qene kurre. Viti i mrapshte 97 beri qe perjetimet politike te forcoheshin. Ja ku jemi sot, me metastazat e se shkuares, akoma duke vuajtur semundjen Politike. Vitet 2000, nje brez i ri lind ne Shqiperi. Atehere kur te gjithe prisnim nje brez ndryshe, me shume me pak ose aspak ndikim ne politike, ndodh krejt e kunderta. Brezi i ri rezulton me i ndikuari nga politika. Ky brez cdo dite e me shume po largohet nga shkolla, libri, sporti. Keto 3 elemente qe ne i konsideronim te shenjte, cdo dite e me shume po zhduken nga mendja e rioshit politik.
E turpshme se si partite gjate fushates reklamonin forcen e tyre nga votuesit e rinj. E turpshme se si keto te rinj shfrytezohen per te mbajtur biznesin politiko-familjar te njeres apo tjetres parti. E turpshme se si keto te rinj injektohen me idene qe mund tu besohen fatet e kombit, nderkohe qe keta kryetare nuk kane besim as tu japin vajzat e tyre per nuse.
Akoma me e turpshme per ne qe mbyllim syte para ketij fenomeni shkaterrues per nje shoqeri.
Politike e padashur, larg duart nga femijet. Ato jane ndryshimi per te mos menduar si ju, per te mos vepruar si ju dhe per te shembur perandorine qe keni krijuar me pa te drejte duke ju ndejtur larg. E ardhmja eshte e rinise qe jeton te tashmen dhe jo e rinise qe jeton te ardhmen pa jetuar te tashmen!!!
Vaj medet çe ka gjete,
kete Shqiperine e shkrete,
qe se ngrysi nje dite e qete.
Shkojne e vijne politikane,
te gjithe si rrufjane,
gati per te bere hatane.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook