Lidhu me ne

Aktualitet

Basha po manipulon zgjedhjet

Akuza e fortë e Arben Ristanit/Basha po manipulon zgjedhjet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani  ka dalë publikisht hapur kundër Lulzim Bashës, teksa ka drejtuar akuza të rënda ndaj tij për shkeljen e statutit të PD, bashkë me nënkryetarët e Partisë Demokratike.
Delegimi i kopetencave organizative nga kryetari të nënkryetarët, sipas Ristanit është jo statutor dhe pa përmbajtje.
Gjithashtu Ristani ka theksuar se data e zgjedhjeve dhe e data e paraqitjes së kandidaturave për kryetar në PD, është në dorë të kryesisë.
“Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:
Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.
Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.
Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.
Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.
Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se”, shkruan Ristani në rrjetet sociale.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook