Sot pritet të shpallen fituesit e Big Brother Albania 9. Duke qenë se këtë vit loja ka qenë në çift, fituesit e këtij edicioni do të jenë 2. Me siguri ju  tashmë i keni të preferuarit tuaj. Por e dini ku janë sot fituesit edicioneve të kaluara të “Vëllait të Madh”? Bordo ka bërë një hulumtim dhe ka gjetur secilin prej tyre…
Arbër Çepani: Fituesi i edicionit të parë të Big Brother do të ishte ndër të vetmit fitues, për të cilin nuk pati ‘pro dhe kundër’, por i gjithë publiku në masë ishte për fitoren e djalit të zgjuar që gjithmonë hapte tema interesante në shtëpi. Arbri ishte i pari dhe i vetmi nga fituesit e Big Brother, që çmimin e fituar e çoi për bamirësi. Edhe në vitet në vazhdim Arbri do të ishte nismëtar, për realizimin e disa fushatave për bamirësi. Prej disa muajsh Çepani ka tentuar televizionin dhe aktualisht ai është moderator në emisionin e mëngjesit në Tvsh. Jeta sentimentale e Arbrit, duket se po shkon shumë mirë, pasi prej vitesh ai po jeton një histori shumë të bukur dashurie me partneren e tij, e cila quhet Iris.
Qetsor Ferunaj: Një lojtar shumë i fortë, që shkaktonte gjithmonë debate dhe ia arriste të dilte fitimtar pothuajse në çdo debat, ishte Qetsor Ferunaj. Që në ditët e para të hyrjes në shtëpi Qetsori pikasi për shkak të epitetit ‘lider’ që i vuri vetes, por që ishte aftësi e tij, që arriti ta mbajë këtë titull deri në fund të edicionit kur u shpall dhe fitues. Asokohe ai u prezantua si një biznesmen që kishte hotelin e tij në Vlorë, por që më vonë edhe Qetsori provoi televizionin. Ai moderoi për dy vite një emision në Agon Channel, por që pas mbylljes së këtij televizioni nuk dihet më se me çfarë po meret Qetsori. Ndërkohë ne dimë që ai ende e ka hotelin e tij në Vlorë, e me gjasa po merret me menaxhimin e tij.
Jetmir Salaj. Sërish një Vlonjat do të rrëmbente trofeun në Big Brother 3. Jetmir Salaj ishte 26-vjeçari që kishte jetuar disa vite në Itali. Edhe pse shpesh ai ishte tendencioz e ‘grindavec’, Jetmiri ishte djali që kishte një mendim për çdo gjë, dhe në bisedat dhe lojën që bënte ai dukej një djalë i lexuar me mendime të pjekura. Sot dimë që Jetmiri jeton në Vlorë dhe është i martuar.
Ermela Mezuraj: Kjo do të ishte fituesja e parë femër në Big Brother. Dhe ishte sërish nga Vora. Ermela Mezuraj, vajza që “s’ja hante qeni shkopin”, u kthye në fenonem. E drejtpërdrejtë, pa komplekse, e gatshme për t’u përballur me këdo, dhe me përgjigjen në ‘majë të gjuhës’, Ermela mori fitoren më se të merituar në edicionin e 4 të Big Brother. Aktualisht ajo është fokusuar tek pasioni i saj për stilimin, pasi ka bërë një shkollë stilimi këtu në Tiranë. Planet e saj janë për të hapur një atelie stilimi, në mënyrë që pasionin  e saj tashmë ta kthejë në profesion.
Arbër Zeka: Konkurenti nga Kosova, edhe pse u fut në gjysmë të edicionit, ia arriti të fitojë zemrat e publikut dhe në fund doli fitimtar. Arbër Zeka ishte ai djali që kishte humor, hapte tema të ndryshme dhe herë pas here thurte edhe ndonjë intrigë të padëmshme brenda shtëpisë. Arbri sot është moderator në RTK1 në emisionin n’Za.
Anaid Kaloti: Fituesi i edicionit të gjashtë ishte djali nga Tirana Anaid Kaloti. Strateg, i drejtpërdrejtë e çapkën, Anaidi fitoi vëmendje edhe për shkak të lidhjes që krioi brenda shtëpisë me një vajzë, e cila jashtë kishte një tjetër lidhje. Anaidi duket se e shftrytëzoi në favor të tij këtë fakt dhe ia arriti të dalë fitues i çmimit prej 100.000 milionësh. Aktualisht Anaidi është menaxher në një prej lokaleve të njohur në ish-Bllok. Ndërkohë përsa i përket jetës sentimentale të tij, dimë që ai për momentin është single, pasi para pak kohësh i dha fund lidhjes me një modele.
Nevila Omeri: Që në monentin a parë të hyrjes në shtëpinë më të famshme, Nevila preku zemrat e shqiptarëve me historinë e jetës së saj. E rritur jetime në një shtëpi fëmijësh, Nevila duket se ishte tipi i konkurentes që i kishte munguar këtij reality-show. Megjithatë Nevila nuk kërkoi asnjëherë që historinë e saj ta përdorte për të fituar zemrat e publikut, pasi atë jeta e vështirë e kishte thyer në një lojtare të fortë brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother. Pas pëfundimit të këtij edicini, Nevila duket se nuk preferonte të ishte më publike, pasi ajo nuk u pa më në asnjë dalje publike të saj. Aktualisht dimë që ajo punon në policinë e shtetit.
Vesel Kurtishaj: Një ndër djemve më simpatikë që kanë patur të gjithë edicionet e Big Brother, do të ishte Vesel Kurtishaj. Djali nga Kosova që bënnte profesionin e modelit, tregoi që ai nuk ishte vetëm i bukur, por edhe i zgjuar, duke arritur të shpallet fitues i këtij edicioni. Ai ka vijuar të jetë prezent në median e shkruar edhe atë visive edhe pas përfundimit të spektaklit. Një vit më parë Veseli mori pjesë në një tjetër spektakël në Tv Klan në “Dance With Me”, ku shfaqi talent edhe në kërcim.