Agron Gjekmarkaj: Berisha të largojë Bashën dhe të bëjë zgjedhje të vërteta në PD
Pas thirrjes publike që profesori, studiuesi dhe analisti, Agron Gjekmarkaj, bëri për Lulzim Basha, ku i kërkoi atij që të japë menjëherë dorëheqjen, Gjekmarkaj ka një mesazh edhe edhe për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjekmarkaj publikisht i kërkon Sali Berishës që të largojë menjëherë Lulzim Bashën dhe të bëjë zgjedhje të vërteta në PD, në mënyrë që edhe lideri i saj të dalë sa më natyrshëm.
“Berisha si at shpirtëror i PD, duhet të luajë një rol historik për tam shpëtuar PD, jo për t’i gjetur një kryetar të ri në një proces zëvendësimi…dhe jo brenda korrikut… një proces i vërtetë rithemelimi dhe gare reale. Lideri kështu del natyrshëm”, përfundon Agron Gjekmarkaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu