Lidhu me ne

Kryesore

VIDEO/ Kreu i KMSH-së uron besimtarët për Fitër Bajramin

Kreu i Komitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj iu ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Fiter Bajramin.
Në urimin e tij Bruçaj ka dhënë dhe një mesazh për zgjedhjet ditën e nesërme, ku jka kërkuar që të gjithë të ushtrojnë të drejtën e votës por të ruajnë qetësinë, pavarësisht rezultatit.
‘Zoti e ka veçuar Bajramin si moment gëzimi, – shprehet Bruçaj, – prandaj neve na takon ta vlerësojmë në këtë mënyrë si ditën e gëzimit të zemrave. Në këtë ditë Bajrami, të gjithë ne do të përdorim të drejtën e votës dhe nuk duhet të harrojmë në asnjë moment që të gjithë jemi vëllezër dhe pavarësisht rezultateve, Shqipërinë e kemi bashkë, pa dallime politike e fetare dhe përgjegjësia për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit bie mbi të gjithë ne”, tha Bruçaj në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, kudo që ndodheni!
Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës se Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t’ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për  shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet, lutjet dhe sakrificën tonë.
Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë.
Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita  për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë.

Bajrami është dita kur mëritë, hatërmbetjet, dhe smira marrin fund, është dita kur falen gabimet e të tjerëve, është dita e unitetit shpirtëror që pasqyron ripërtëritjen e vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.
Zoti e ka veçuar Bajramin si moment gëzimi, prandaj neve na takon ta vlerësojmë në këtë mënyrë si ditën e gëzimit të zemrave.
Në këtë ditë Bajrami, të gjithë ne do të përdorim të drejtën e votës dhe nuk duhet të harrojmë në asnjë moment që të gjithë jemi vëllezër dhe pavarësisht rezultateve, Shqipërinë e kemi bashkë, pa dallime politike e fetare dhe përgjegjësia për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit bie mbi të gjithë ne.
Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij për më shumë paqe, gëzim e harmoni.
I lutem gjithashtu Allahut t’i mbushë zemrat tona me ndjenja të dashurisë, dhembshurisë, respektit dhe mirënjohjes.
O Zoti ynë! Jepi begati, mirësi, paqe e qetësi dhe stabilitet shoqërisë sonë dhe atdheut tonë Shqipërisë, e bashkë me të, mbarë njerëzimit.
Gëzuar Fitër Bajramin dhe Zoti e begatoftë çdo ditë tuajën.
Amin!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix6 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske6 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore6 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet11 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook