Lidhu me ne

Kryesore

Verifikimet e fundit/ Zgjedhjet po mbyllen, sa vota duhen për një mandat deputeti

Verifikimet e fundit/ Zgjedhjet po mbyllen, sa vota duhen për një mandat deputeti

Zgjedhjet po mbyllen, tani mbeten kalkulimet elektorale dhe verifikimet e fundit. Në këtë fazë partitë bëjnë tri gjëra: e para verifikojnë besnikërinë e komisionerëve të tyre dhe përzgjedhin numëruesit; e dyta verifikojnë qytetarët e mundshëm për pjesëmarrje në votime në mënyrë që ata me potencial vote pro, të shkojnë patjetër në votime, dhe ata me potencial vote kundër të mos shkojnë në votim; e treta kalkulojnë zonat bastione dhe numrin e votave të mundshme në secilën qendër votimi dhe njësi administrative. Mitingu përmbyllës apo prezantimet në media nuk kanë më ndikim tek elektorati.
Pikërisht, në funksion të pikës së tretë, Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) përmes mbështetjes së fondacionit gjerman, KAS me database elektorale www.vota.al ofron falas për çdo kandidat, parti, subjekt apo media, qytetar votues apo abstenues, të dhëna të detajuara për çdo qendër votimi në disa prej proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.
Bazuar në këto të dhëna dhe në vendimet e Kolegjit Zgjedhor 2013, me të njëjtin numër votuesish dhe me formulë të njëjtë kalkulimi, rezulton se pragu minimal 3% që partitë duhet të kalojnë në çdo qark luhatet nga 1404 vota në Kukës në 13542 vota në Tiranë. Kalimi i pragut nuk do të thotë marrje e mandatit. Vetëm në Tiranë kalimi i pragut sjell automatikisht edhe fitoren e një mandati parlamentar. Në qarqet e tjera duhen deri në 6 herë më shumë vota.
Referuar të njëjtës pjesëmarrje dhe formulës së kalkulimit të mandateve, për një mandat parlamentar ka ndryshim votash në varësi nga qarku. Për shembull, më 2013 një mandat merrej më lehtë në Kukës e Lezhë sesa në qarqet e tjera. Me ikjen e mandatit të katërt në Kukës, pragu për një mandat rritet ndjeshëm, dhe shkon në nivelet e Tiranës. Numri i votave për një mandat mbetet e lart në Tiranë (nga 11 deri në 13 mijë vota), ndjekur nga Dibra e Durrësi dhe më pas Fieri dhe Berati.
Formula përcaktohet nga numri i partive që kanë pretendim real për mandate, skemat taktike informale dhe nga pjesëmarrja në zgjedhje. Shembulli i Kukësit 2013, ku për mandatin e fundit diferenca midis dy koalicioneve të mëdha ishte vetëm 9 vota (9259 me 9250) tregon se në disa raste, vetëm një grusht votash vendosin fatin e një deputeti dhe një subjekti elektoral.
Nga ana tjetër, nëse numri i qytetarëve që do të shkojnë në votime rritet 1-3% në krahasim me 2013, atëherë pragu elektoral dhe mundësia për të fituar një mandat rritet deri me 500-900 vota. Nëse pjesëmarrja e zgjedhësve në votime ulet, atëherë çdo ulje ndikon edhe në uljen e numrit të votave të nevojshme për të fituar një mandat. Kjo vlen sidomos në qarqet e mëdha ku ka më shumë mandate në dispozicion. Korça e Durrësi, Kukësi dhe Tirana kanë numër të ndryshëm mandatesh nga 2013, – ato që humbën mandatet pësojnë rritje të numrit të votave për një mandat, ato që përfituan rritje mandatesh përfitojnë ulje të numrit të votave për një mandat.
Kufiri minimal për mandatet (pragu 3% ka vlerë vetëm në Tiranë), është sfida kryesore e partive të vogla politike, sidomos PDIU, LIBRA, SFIDA, PSD, APD, FRD, PKD, etj. Ky rregull vlen edhe për LSI në të paktën 4 nga 12 qarqet e vendit. Problemi tjetër lidhet me deformimet e sistemit: partitë që marrin shumë vota, megjithatë nuk kalojnë pragun elektoral ose nuk arrijnë numrin e votave për një mandat penalizohen dy herë, – nuk fitojnë mandat për shkak të sistemit të votimit dhe nga ana tjetër, votat e tyre de facto përkthehen në mandate parlamentare për partitë e mëdha politike, sidomos Partinë Socialiste (80%) dhe Partinë Demokratike (60%). A.K
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix10 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix10 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix11 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar11 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix12 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar12 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix12 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix12 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar12 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook