Lidhu me ne

Kioske

Kur qan një i sapolindur? Jo gjithnjë është çështje urie

Jo gjithmonë e qara e një të sapolinduri tregon se ka uri, thuhet në gazetën “New York Times” pas disa hulumtimeve.
E qara në vend të fjalëve
Foshnja ende pa mbushur vitin përdor të qarën, si të ishin fjalë, për të komunikuar. Është e vetmja mënyrë që ka për të pasur një komunikim me ambientin dhe me prindërit.
E ardhmja
Nëse lotëve do t’u përgjigjeni me ushqyerje, më vonë e ardhmja do të lidhet gjithmonë me ushqimin. “Fëmijë kapricioz? Ta ushqesh nuk është gjithmonë përgjigjja”, kështu titullohet artikulli i “New York Times”, që reflekton mbi të gjitha llojet e së qarës, duke cituar të tjera studime që shpjegojnë se çfarë ndikon në rritjen e tij dhe njëherësh në oreksin e tij.
Të gjitha herët e së qarës
I vogli qan sepse është i frustruar, i bezdisur, nuk është mirë, sepse ka uri e për shumë arsye të tjera. Por si mund të arrish ta njohësh arsyen e së qarës? Rregulli i parë është ta dëgjosh dhe të mundohesh ta kuptosh. Asnjëherë mos u shpejto, sepse do të pengosh aftësinë e të shprehurit të vogëlushit.
Rëndësia e deshifrimit
Një eksperiment i “Insight Study”, shikon reagimet e ndryshme të prindërve përballë të qarës së një foshnjeje. Ky eksperiment kishte si qëllim t’i mësonte prindërit të mësonin sinjalet e foshnjave të tyre. “Shumë i mësojnë mamatë e reja që t’i japin gji sa herë qan fëmija, por në të vërtetë jo sa herë foshnja qan duhet ushqyer me gji. Ata prindër që kanë arritur të njohin të qarën e foshnjës së tyre kur nuk është i uritur, u flenë më mirë dhe kanë një raport shumë të mirë me ushqimin. Nëse çdo lloj frustrimi apo emocioni do i përgjigjeni me ushqim, fëmija kur të rritet do të gjejë gjithmonë ngushëllim tek e ngrëna për të pakësuar emocionet.
Jo vetëm qumësht
Jo vetëm qumështi është kryesorja te një i porsalindur, por edhe një muzikë e lehtë në sfond, ndërrimi i pozicionit, ndërrimi i pampersit apo dhe vëmendja mbi të. Përgjigjet e të qarave mund të jenë të ndryshme, siç janë të ndryshme dhe të qarat.
Mos u trishtoni nga të qarat
Nuk duhet të trishtoheni nga të qarat e fëmijës, por të mundoheni ta kuptoni arsyen e saj, ndryshe do të prishni qetësinë dhe ekuilibrin.
Të pakënaqur
Është fakt se ka fëmijë që janë shumë të uritur, dhe ku e qara e urisë është vështirë të kontrollohet. Në këtë rast kemi të bëjmë me një foshnjë të pangopur, pjesë e natyrës së tij. Disa studime të tjera evidentojnë një aspekt tjetër të rëndësishëm të së qarës dhe ushqyerjes: foshnjat nuk janë të gjitha njësoj dhe pangopësia është gjenetike. Oreksi në fakt varet edhe nga faktorë të natyrave të tjera.
Fëmijët nuk janë të gjithë njësoj
Një studim britanik i 2007-s, i realizuar mbi 2400 binjakë, vë në dukje se si të vegjlit kanë një raport të ndryshëm me ushqimin. Studimi ka treguar katër aspekte të ndryshme: reagimin për ushqim, koha për t’u ushqyer, pragu i ngopjes dhe kënaqësia e marrë nga të ushqyerit. Rezultati është se që foshnjë jemi të ndryshëm, pavarësisht nga përgjigjet e të rriturve ndaj nevojave tona. Por e rëndësishme është që të arrihet të kuptohet nëse fëmija është një ngrënës nga natyra apo jo.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal11 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix11 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar12 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix12 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix12 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar12 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar12 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar13 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar13 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore13 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook