Lidhu me ne

Aktualitet

800 punë apo 800 ditë në televizor?

Në 2-vjetorin e inagurimit si kryebashkiak i Tiranës Erion Veliaj tha se ka bërë 800 punë në 800 ditë. Ky bilanc mbetet gjithsesi i diskutueshmëm për aq kohë sa lista është ekskluzivitet i bashkisë që mund të quajë punë edhe ndërrimin e letrave në banjot e bashkisë, pavarësisht se mund të paragjykohet për rendimentin apo imoaktin që ka në mbarëvajtjen e punëve të Tiranës.
E sigurtë është se Erion Veliaj ka dalë 800 ditë në televizor për të na thënë se hapi një kanal, shtroi disa metra rrugë apo porositi bukë në trajse për fëmijët e kryeqytetit, përveç ahengut që zgjat me ditë për punë të mëdha siç janë parkingjet dhe sheshet mbi to. Nuk është rekord ai që thotë Erion Veliaj, rekordi i tij më i madh dhe rekordi më negativ është se standardizoi suksesin me sponsorizimin në media të profilit si njeriu me mëgë të përveshura që nuk ka vetëm punë, por edhe llafe.
Bilbil është nga goja për t’u bërë propagandë politike qytetarëve me fushata të financuara nga paratë e taksapaguesve.
Askush nuk e di faturën e operacionit që i mundëson Veliajt të jetë çdo ditë në media, edhe kur bën mbledhje të sajuara të bashkisë për të lexuar parrullat e tij politike në mbështetje të kryeministrit, për të  cilin nuk e fsheh mirënjohjen me të drejtë pasi e mori nga tribuna e një partie si G99 me 0% në zgjedhje dhe e bëri kryetar të bashkisë së Tiranës. Ky është modeli që ndërtoi Veliaj në 800 ditë, i shndërroi mediat në televizione të Bashkisë dhe veten në një Belul progresist të stilit amerikan, që ka mbirë në televizor.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore2 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook