Lidhu me ne

Kryesore

Reportazhi italian: Shqipëria, Mesdheu për t’u zbuluar (Foto)

Plazhe të ngjashme me ato tropikale, çmime të leverdishme, një vend ideal për të kaluar pushimet

Drimadhes
Nga deti e kultura, te historitë dhe kënaqësitë, Shqipëria është destinacioni në zhvillim i Mesdheut, me një raport të mirë midis cilësisë dhe çmimeve. Një vend ende jo i njohur nga turistët, por që në të vërtetë fsheh plazhe që ngjasojnë me ato të Karaibeve dhe me një mikpritje që të lë mbresa.
Himarë
Të thuash se do të shkosh në plazh në Shqipëri do të thotë të bësh pushime ‘low cost’. Pjesa jugore është më spektakolarja, me plazhe të bukura si kristal: nga Vlora në Sarandë e tutje në zonën nacionale të parkut të Llogorasë, një varg plazhesh, limanesh e qytetesh të vogla. Ja disa vende për të bërë pushime, që me siguri do ju lënë pa fjalë.
Kakome
Saranda, kaq shumë e dashur për të rinjtë – Saranda njihet mbi të gjitha nga të rinjtë si një nga destinacionet më argëtuese në të gjithë bregun Adriatik. I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit (tani është kthyer dhe në restorant me një pamje mahnitëse mbi qytetin dhe lagunën e Butrintit), ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit duhet të vizitohet patjetër. Ai është nën mbrojtjen e UNESCO-s që më 1992-shin dhe ka një sipërfaqe prej 2900 hektarësh, ndërsa biodiversiteti është i rëndësishëm duke pasur parasysh se përfshin 14 lloje kafshësh e 16 bimësh në rrezik zhdukjeje. Për ata që duan të kalojnë pushimet në Sarandë, një zgjidhje e mirë është marrja me qira e një apartamenti me të gjitha komoditetet.
Livadhi
Plazhe dhe limane jashtë qytetit – Sa fillon të dalësh jashtë qytetit sheh një varg plazhesh, duke filluar nga “Heaven Beach”: siç edhe emri vetë e thotë, është një parajsë e vogël e rrethuar nga bimësi e dendur, një karakteristikë e këtij territori. Vetëm 14 km më tutje gjendet Ksamili, me një varg gjiresh të bukura, e rrethuar nga shkëmbinj dhe me ujin kristal. Por për të mos u humbur është edhe Syri i Kaltër i vendosur në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë, duke vazhduar më pas me plazhin Pulëbardhat, një nga më të bukurit e Shqipërisë. Që aty mund të nisesh me varkë për të eksploruar dhe shijuar të gjitha bukuritë.
Lukova
Vlora, pushime mes detit dhe me një histori për të mësuar – Vlora është një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë. Më 733-in iu aneksua Kostandinopojës, duke iu dhënë kështu normanëve, mbretërisë së Serbisë më 1345. Më 1464 u pushtua nga turqit dhe për një kohë të shkurtër ishte dhe veneciane.  Jo larg Vlorës është edhe Jala, që ndodhet në jug të qytetit dhe pak kilometra më tutje ndodhet plazhi i Drimadhes, afër fshatit Vuno. Drimadhes është një magji e vërtetë: ka një rërë të artë dhe ujëra si kristal. Ju mund të rrini në kamp ose të merrni me qira një shtëpi njëkatëshe dhe të gëzoni një perëndim spektakolar, karakteristikë e Shqipërisë.
Saranda
Shpella e piratëve – Plazhi Livadhja, që ndodhet në këmbët e kalasë së qytetit të Vlorës, është e përshtatur nga një bimësi e dendur dhe me mure shkëmbore në të dyja anët: edhe këtu deti është jashtëzakonisht transparent, dëshmi e një natyre që ruhet ende. Ngjitur me plazhin e Dhërmiut shtrihen të tjera plazhe dhe gjire, ku spikat Gjipeja përgjatë 2 km. Ju mund të shkoni me makinë, anije ose në këmbë për 15-20 minuta përgjatë rrugëve plot me vreshta. Mos humbisni Shpellën e Piratëve që dikur strehuan grabitqarët e detit dhe tani është e famshme për intimitetin e hapësirës së tij.
Vlorë
Drimadhes
Marrë nga Tgcom24.it

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook