Lidhu me ne

Kritike

Ka dështuar shteti, politikisht, ligjërisht, ekonomikisht!

Ka dështuar shteti, politikisht, ligjërisht, ekonomikisht!

Nga Sonila Meço
Po për çfarë ekonomie flasim sot? Çfarë ndihme kërkojnë t’u japim? Po sa raporte jashtë propagandës duhet të lexojmë që të bindemi se jemi keq, më keq se Maqedonia e një krize shumvjeçare politike a Bosnje-Hercegovina e një shteti te shkalur që mbahet ende në një letër Dayton-i dalë boje. Ja një nga produktet e kuzhinës së pushtetit, servirur nga kazanët – mediat sipas fjalorit kryeministror – që citojnë institucionet ndërkombëtare:
Të ardhurat e Shqipërisë për vitin 2016, ishin sa 30% e mesatares së BE-së, po aq sa në vitin 2012. Teksa vendet e tjera të rajonit shënuan rritje të ndjeshme, duke e lënë shumë pas vendin tonë. Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia, duke zgjeruar përkatësisht me 4 dhe 11 pikë përqindje të ardhurat e tyre në katër vitet e fundit, në raport me Bashkimin Europian. Përmirësime me 3 pikë përqindje, bëri edhe Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi. Vetëm Serbia ka shënuar ulje me një pikë përqindje. Prej vitit 2012, procesi i konvergjencës – që nënkupton një rritje më të shpejtë të Shqipërisë në raport me shtetet europiane, në mënyrë që t’i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së – është përkeqësuar. Që prej vitit 2016, në renditjen totale të vendeve të BE-së dhe atyre që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes së përbashkët europiane, Shqipëria është e fundit. Edhe Bosnje-Hercegovina që ishte e fundit në këtë renditje, e ka lënë pas Shqipërinë në vitin 2016. Shqipëria ka ndërkohë dhe pagën minimale më të ulët në Europë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe të matur sipas fuqisë blerëse.
Do të mjaftonte një tregues si ky, që bilanci katërvjeçar të alarmonte çdo drejtues qeverie e të shqetësonte çdo shqiptar. Do të mjaftonte kjo “tepsi” e mangët që nuk shuan dot urinë e shqiptarëve, që çdo drejtues qeverie të mbante përgjegjësi në emër të përveçëm e më pas si pjesë koalicioni. Por shtuar edhe pranimin duarlart të dështimit të sistemit që u premtua të ndërtohej katër vjet më parë, atëherë elektorati nuk ka nevojë as për manifest e as për t’u përvëluar në zhegun e qershorit për të dëgjuar premtimet e radhës. Ka dështuar shteti, politikisht, ligjërisht, ekonomikisht!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 minuta më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar22 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix22 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore23 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix23 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar1 ditë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore1 ditë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal1 ditë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Facebook