Filippo Inzaghi në stolin e Shqipërisë, FSHF e sheh si zëvendësuesin ideal të De Biasit
Federata Shqiptare e Futbollit është në kërkim të trajnerit të ri për Kombëtaren, megjithatë drejtuesit po tregohen të kujdesshëm dhe po analizojnë çdo mundësi.
Së fundmi, mediat italiane shkruajnë se FSHF po konsideron si zëvendësues të Gianni De Biasit ish-lojtarin e Milanit, Filippo Inzaghi.
Inzaghi drejton që prej vitit 2016-të skuadrën e Venezias dhe pas një sezoni në ligën e tretë italiane, arriti të ngjitet në Serie B. Në sezonin 2014-2015, Inzaghi drejtoi Milanin, por rezultatet nuk ishte të kënaqshme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu