Telefonat e ndezur nuk ndërhyjnë tek pajisjet e aeroplanit, sepse teknologjia është shumë e sofistikuar, por mund të shqetësojnë pilotin, aq më tepër nëse po përpiqeni të merrni apo të dërgoni thirrje dhe mesazhe.
“Telefonat duhet të jenë patjetër “airplane mode”. Kam patur interferenca valësh tek radiot e mia gjatë uljes në tokë shumë herë. Kur telefoni juaj përpiqet të lidhet me valët, bën të njëjtën zhurmë tek unë si ajo që krijohet kur vendos telefonin tek bokset e zërit”- tregon një pilot.
“Kjo zhurmë, jo vetëm të shpërqendron, por mund të na pengojë të marrim udhëzimet nga kontrollorët e trafikut ajror. Prandaj fikini telefonat ju lutem. Pse të rrezikojmë sigurinë e të gjithëve kur mund të futesh në Instagram 5 minuta më vonë?”- shtoi piloti.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu