Lidhu me ne

Temporal

Pluralizmi politik, ëndërr e parealizuar

 

Nga Artan Fuga 
Aktualisht në prag të kësaj dite zgjedhjesh që afron me 25 qershorin e këtij viti ne kemi tri parti politike që përplasen me njera tjetrën, rivalizojnë me njera tjetrën, ndërkohë që aktualisht të trija janë në pushtet. Partia socialiste që ka timonin e pushtetit prej katër vitesh, e ka ndarë atë timon me Lsi, si edhe partia demokratike, pas marrëveshjes Rama – Basha, ka edhe ajo ministrat e propozuar prej vetë asaj në krye të ministrive.
Tre parti opozitare me njera tjetrën, që të trija në pushtet!
Ky është absurditeti ku kemi mbërritur.
Ndërkaq secila nga partitë në fushatën e vet zgjedhore nuk paraqitet sikur përfaqëson vetëm një pjesë të shoqërisë shqiptare, por sikur paraqet të gjitha interesat e mbarë shqiptarëve, njehsohet me kombin. Në logjikën politike partia njehsohet me shtetin, lideri me Skënderbeun ose Themistokli Gërmenjin, dhe partia paraqitet si përfaqësuese e kombit. Logjika e nëndheshme është ajo e partisë – shtet. Monoparti.
Gjithashtu, partitë e ndryshme thonë pothuajse të njejtat gjëra, të njejtat premtime, mirëqënie, shtet, siguri, integrim, duke mos pasur alternativa të veçuara.
Duke ashiqare që pluralizimi politik është tretur, ose ende nuk është ngjizur.
Shoqëria shqiptare nuk ka diversitetin e duhur social dhe ekonomik, as kulturor për ta shfaqur veten në parti politike që të përfaqësojnë alternativa të ndryshme politikën.
Zërat e kategorive shoqërore janë mbytur. Elektorati nuk shpreh dot veten, por i lejohet vetëm të ndjeki mitingjet elektorale duke shpresuar se mund të përfitojë ndonjë gjë nga punësimi në shtet.
E varfër, e pazhvilluar, në periferi të zhvillimeve të sotme europiane dhe botërore, Shqipëria ka mbetur e pahapur ndaj sfidave të sotme të zhvillimit që do ta kishin diversifikuar në gjetjet e saj politike.
Shqiptarët sot janë një turmë e padiferencuar në interesa masive shtresash dhe kategorish sociale. Me përjashtim të një grushti mbledhësish parash, populli është i varfër dhe në zgrip të hallit. Lufton për nevoja jetike bazë që janë të njejta madje edhe me nevojën e mbijetesës së kafshëve shtëpiake. Duhet nginjur barku me bukë.
Edhe si kulturë, diversiteti kulturoro-politik na mungon keq.
Pyetja që lind: Duke mos pasur alternativa të ndryshme politike dhe kulturore si është e mundur të mbahen të ndara si organizime partitë nga njera tjetra?
Duhet thënë se këto parti janë më shumë grupe njerëzish që kërkojnë të ndajnë pushtet duke qenë solidarë me njeri tjetrin, kundër grupimeve të tjera. Nuk përfaqësojnë shtresa shoqërore. Përfaqësojnë vetveten.
Në historinë e pluralizimit tonë partiak, por ende jo politik, ndarjet e partive janë mbajtur gjallë jo duke shtuar dozat e identitetit kulturor të çdo partie. Politikanët nuk kanë qenë të zotët ta bëjnë këtë.
Kufijtë organizativë midis partive janë mbajtur të ngritur si diga me ngjarje që nuk kanë lidhje me kulturën politike, por duke sakrifikuar individë, ose duke u mbështetur mbi ritin e sakrificës personale.
Në fillim të viteve 90 kufijtë ndarës midis partisë socialiste dhe partisë demokratike u mbajtën ngritur pas arrestimit të Fatos Nanon.
Aty nga fundi i viteve 90, nga vrasja e Azem Hajdarit.
Në vitet e dekadës së dytë të këtij shekulli, nga vrasjet e katër qytetarëve në bulevard.
Eshtë krimi politik që ka mbajtur gjallë fatkeqësisht pluralizimin partiak. Jo kultura e alternativave politike.
Dhe sot ne jemi në pikën më të zbehtë të këtij pluralizmi, ku tre partitë opozitare me njera tjetrën në fushatën e sotme zgjedhore, janë të treja në pushtet.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook